Grupi i PS: Të enjten në Kuvend
dekretet e shkarktimit dhe emërimit

Grupi i PS: Të enjten në Kuvend<br />dekretet e shkarktimit dhe emërimit
TIRANE - Socialistët kanë rënë dakord që dekretet e presidentit Nishani për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të votohen njëherësh në seancën plenare të së enjtes në Kuvend.
 
Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist të drejtuar nga nënkryetari Gramoz Ruçi, pasi kryeministri Rama ndodhet në Londër në Samirin e BERZH, u vendos që dekretet të kalojnë në të njëjtën kohë.
 
Këtë të hënë kreu i shtetit Bujar Nishani dekretoi edhe emërimet e dy ministrave me propozim të kryeministrit Rama, atë të Ahmetajt tek Financat dhe të Milva Ekonomit tek ministria e Ekonomisë. Më herët Nishani kishte dekretuar vetëm shkarkimin e ministrit Shkëlqim Cani nga dikasteri i Financave dhe atë të Arben Ahmetajt nga Ekonomia, por Kuvendi nuk i shqyrtoi këto dekrete në seacën e shkuar plenare.
 
Në mbledhjen e grupit të PS-së u vendos edhe për votimin e projektligjit të kamerave të sigurisë për rritjen e sigurisë publike.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar