Grupi i PS vendos: Të enjten 
shkarkojmë Fullanin në Kuvend

Grupi i PS vendos: Të enjten <br />shkarkojmë Fullanin në Kuvend
TIRANE - Guvernatori i bankës së Shqipërisë Ardian Fullani do të shkarkohet zyrtarisht ditën e enjte, në seancën parlamentare. Është ky vendimi i marrë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, që u drejtua nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu në mbledhje u vendos që të shkarkohet edhe kryeinspektorja Elivar Golemi. Kërksa për shkarkimin e Fullanit është miratuar edhe në Këshillin Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë dhe në komisionet parlamentare. Dhe sipas ligjit me votimin e shkarkimit ditën e enjte hapet edhe rruga për zgjedhjen e guvernatorit të ri të bankës qendrore.
 
Por lirimi i guvernatorit Fullani ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, ku pyetje dhe komente të forta, janë bërë edhe në adresën e kryeministrit Rama. Ky i fundit ka reaguar pas pyetjeve të shumta , duke dhënë edhe një sqarim. 

“Koha kur Këshilli i Ministrave apo Kuvendi i Shqipërisë ishin trupa prokurorie e gjykatash popullore, ka vdekur, lavdi Zotit, bashkë me diktaturën e proletariatit.” –ka shkruar Rama në rrjetin social.
 
Duke iu referuar komentuesve të revoltuar nga vendimi i gjykatës që sipas tij kanë lëshuar në faqen e ‘Facebook’ “ç’u vinte në gojë kundër qeverisë dhe atij, Rama sqaron se kush kujton se ilaçi për të shëruar drejtësinë e rrënuar nga kanceri i korrupsionit, është që kryeministri të bëhet kryeprokuror dhe qeveria të bëhet gjykatë speciale, ose është shumë i paditur ose është krejt i dalë mendsh. 
“Unë s’jam as prokuror e as gjykatës. As jam zotuar apo kam menduar ndonjëherë se mund të bëhem kryeprokuror apo kryegjykatës duke u bërë kryeministër.”-shkruan Rama.

Ky është reagimi i parë zyrtar i kryeministrit pas lirimit të guvernatorit Fullani nga Gjykata e Apelit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën