Grupi i shqiptarëve me 11 vetë/ Zbardhet dosja italiane, ja kush janë emrat e operacionit 'Metropolis'

Grupi i shqiptarëve me 11 vetë/ Zbardhet dosja italiane, ja kush janë emrat e operacionit 'Metropolis'

Zbardhen emrat e pesë personave të arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritet Italiane, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Metropolis”.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se pesë emrat e arrestuar janë Gerald Stafa, Sokol Drogeha, Edi Hushi, Artur Milaqi dhe Lulash Perjo.

Ditën e sotme prokuroria e Tiranës dhe ajo e Durrësit, kanë çuar në gjykatat respektive kërkesën për caktimin e masës së arrestit në burg 40 ditor me qëllim ekstradimin e këtyre personave në drejtim të Italisë, pasi ka qenë gjykata e Breshias ajo që ka lëshuar mandate arrestet për shqiptarët e mësipërm.

Mësohet se këta persona por edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj që prej datës 1 dhjetor 2015 deri në 28 shkurt 2016 në qytetin e Breshias në Itali, kanë bëshkëpunuar me njëri-tjetrin duke kryer trafik të lëndëve narkotike si kokainë dhe heroinë, të cilën e transportonin nga Holanda drejt Italisë.

I arrestuari Gerald Stafa në bashkëpunim me persona nga zona e Shijakut si Sokol Drogeha, Toni Drogeja, Ylli Tropini, Viktor Balla, Edi Hushi, Artur Milaqi, Artur Tusha, Lulash Perju dhe Taulant Stoica kanë  trafikuar sasi të madhe droge e llojit kokainë nga hollanda në Itali, sasi kjo e cila tashmë është sekuestruar nga karabinierët italianë në Ospitalleto Itali.

Në përfundim të hetimeve, Gjykatësi për Hetimet Paraprake i Gjykatës së Breshias/Itali, ka dhënë masat e arrestit ndaj 39 subjekteve.Në këto masa përfshiheshin dhe shtetasit shqiptarë që ndodheshin në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimi për në Itali.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë