Teksa në Pogradec po zhvillohej mbledhja e kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama u takua me një grup të moshuarish që ishin mbledhur jashtë ambienteve ku mbahej takimi.

"Jam 90 vjet dhe s’dua të rri rrugëve. Kemi shumë besim tek Edi Rama. Ia kam hedhur votën si familje” tha një prej tyre ndërsa priste të takohej me kryeministrin

Të moshuarit u shoqëruan nga truprojat e kryeministrit dhe më pas u pritën nga Rama, i cili bisedoi me ta.

Takimi vjen në një moment kur qeveria ka vendosur në qendër të diskutimeve forcimin e komunikimit me qytetarët. Në mbledhjen e kabinetit në Pogradec po prezantohen platformat “Pasqyrë Albania”, “Flamingo Albania” dhe “Radar”, të cilat synojnë të adresojnë problematikat e qytetarëve dhe t'u japin mundësi të ndjekin në kohë reale ecurinë e ankesave të tyre.

Sipas qeverisë, objektivi i platformës së re është që problematikat e qytetarëve të marrin zgjidhje brenda dy javësh, duke krijuar një komunikim më të drejtpërdrejtë mes qytetarëve dhe institucioneve.


Lajmi kryesor:

Dita e dytë e takimeve, Rama mbledh ministrat në Pogradec! ‘Flamingo’ e ‘Radar’, platformat për të ‘folur’ me qytetarët