Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Greqi pas një operacioni disa mujor në ndjekje të tij. Shqiptari dyshohet të jetë organizatori i një karteli të madh droge dhe ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian si një nga personat që fitonte shuma marramendëse parash nga trafiku i lëndëve narkotike në Holandë.
Për një periudhë 10 mujore, shuma e parave të fituara nga trafiku i drogës arrin deri në 250 milionë euro.
Identiteti i tij nuk bëhet me dije, ndërsa mediat greke shkruajnë se gjatë kontrollit të kryer në banesën e dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma parash në kartëmonedha nga vende të ndryshme, duke përfshirë euro, dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, dollarë australianë, franga zvicerane, lira turke, dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rand i Afrikës së Jugut.
Autoritetet konfiskuan gjithashtu telefona celularë, duke përfshirë një telefon celular të përdorur për biseda të koduara përmes aplikacioneve speciale, një tabletë, një disk dixhital dhe karta SIM.
Ndërkohë prokuroria e Athinës në bashkëpunim me autoritetet holandeze vijon hetimet për detaje të reja pasi dyshohet se 52 vjeçari pastronte paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
88.8%
-
Të gabuar
7.4%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 4514
Lajme të tjera
-
Greqi/ Policia i shkoi në shtëpi, pasi qëlloi me armë në ajër! 46-vjeçari shqiptar godet me sëpatë efektivin
28 Shtator, 10:09
-
Lufta civile brenda të majtës, shembulli i Syriza-s
27 Shtator, 12:30
-
Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot
27 Shtator, 10:16
-
Dhunoi barbarisht dhe mbajti të izoluar gruan dhe vajzën 2-vjeçare në Greqi, 28-vjeçari shqiptar: Më acaroi se donte të shkonim në Angli
26 Shtator, 15:26
-
Yanis Varoufakis: Kapitalizmi ka vdekur, tani kemi diçka shumë më të keqe
26 Shtator, 14:40
-
Goditet banda kriminale e ‘Kartelit Ballkanik’ në Portin e Valencias! Sekuestrohen 1700 kg kokainë, arrestohet një shqiptar, ja roli i tij
26 Shtator, 12:49
-
Një sipërmarrës merr partinë Syriza në Greqi! Kush është biznesmeni greko-amerikan që do drejtojë të majtën
25 Shtator, 16:27
-
Greqiciteti i një censusi
25 Shtator, 09:52
-
Eksportimi i djathit shqiptar në ShBA në vitet 20-30-të: konkurrenca me tregtarët grekë
25 Shtator, 08:26
-
E dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja shqiptare mbahej ‘e burgosur’ bashkë me të bijën nga burri në Greqi! Fqinjët: S'e kemi parë kurrë
23 Shtator, 14:06
-
Sindikata në Greqi grevë 24 orëshe kundër ligjit të punës! Kaos në Athinë, Selanik e Pire, protestuesit bllokojnë rrugët
21 Shtator, 17:30
-
Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)
21 Shtator, 12:42