Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit

Armët e sekuestruara gjatë operacionit dhe të arrestuarit

Tiranë- Zbardhen detaje nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës, lidhur me grupin e trafikut të armëve që u godit pak ditë më parë, mes Shqipërisë dhe Kosovës, me 14 persona të arrestuar në të dy vendet, në operacionin e 12 Dhjetorit.

Konkretisht, Prokuroria dhe Policia kanë gjetur detaje për lidhjet dhe bashkëpunimin e 7 prej tyre në vendin tonë. Sipas hetimeve, në muajin shkurt të këtij viti, Valter Osmani alias Manoli, i shiti 4 armë pistoleta Tonin Shkambit.

Grupi hetimor përmes autorizimit për vëzhgim dhe përgjim ambiental, bleu një armë zjarri tip pistoletë me mbishkrimin “EKOL” nga shtetasi Tonin Shkambi.

Nga akti i ekspertimit ka rezultuar se arma e zjarrit realizon qitje normale me fishekë standard luftarakë.

Gjatë veprimeve hetimore, është mësuar që Shkambi bashkëpunonte me Endri Papën, i cili punonte taksist në vendin tonë, kjo me qëllim shitjen e armëve të zjarrit, ose shkëmbimin e tyre me lëndë narkotike.

Po me veprime simuluese, agjentët kanë blerë një tjetër armë zjarri të llojit “Zoraki”, këtë herë te shtetasi Endri Papa, i cili e ka kryer shitjen me automjetin e tij Volswagen.

Emri i Valter Osmanit (Manoli) lakohet në disa episode në dosje. Ky i fundit në një rast ka shitur një granatë dore mbrojtëse, e cila është blerë po nga agjentët dhe demontimi i saj është bërë ne ambientet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Tiranë, ku i gjithë procesi është filmuar, për t’u administruar si provë materiale.

I njëjti person i shiti Gersi Llozhit si dhe Aurel Manrekës një armë të llojit “ZORAKI”, të cilat më vonë u ble po nga ana e agjentëve. Armët referuar ekspertimit, ishin konvertuar për t’u përdorur me fishekë standardë.

Duke përdorur linjën e autobusit “Arditi Tours”, Manoli trafikoi 5 armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës, si dhe 10 fishekë.

Prokuroria e Tiranës thotë se nga ekspertimet e bëra, është konkluduar se nga armët e sekuestruara nuk janë përftuar gjurmë papilare të vlefshme.

Euxhenio Manushi në datë 7 tetor të këtij viti, kontakoi me disa persona për të shitur një automatik. Ky i fundit ia shet armën një agjenti, duke ia dhënë me një çantë të zezë, ku në vendin e takimit shkoi me automjetin e tij “Mercedez Benz”.

Sa i përket të arrestuarit Kleos Muçalliu, organi i akuzës ka provuar që ai është takuar me Valter Osmanin në terminalin e autobusave dhe pasi konsumojnë kafe, ky i fundit i jep Muçalliut diçka.

26-vjeçari ndalohet nga shërbimet e “Shqiponja”-s, ku pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet gjejnë 50 fishekë, për të cilat Kleos thotë që i ka marrë nga Kosova.

Pas këtyre veprimeve hetimore prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave, ndërsa sekuestroi një sërë provash materiale, si në zonën e Kombinatit, kurse organizatori u kap në Kosovë.

Personat të cilët u vendosën në pranga në kuadër të këtij operacioni, u lanë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'

Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'