Grupi i trafikut të klandestinëve/ Gabimi i policisë çoi në qeli 56-vjeçarin, lirohet në sallën e gjyqit

TIRANE-Prej orës 10:00 të ditës së sotme në gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për njohjen e masës së sigurisë për 32 personat e arrestuar nga operacioni “Rruga e Gabuar”, tre ditë më parë për trafik klandestinësh. Report Tv siguroi dosjen e zbulimit të këtij grupi ku çmimet që pagueshin për një pasaportë amerikane false arrinin në 20 mijë euro (lexo ketu).

Ndërkohë që seanca sot te Krimet e Rënda ka nisur me lirimin e njërit prej personave të përfshirë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se Enver Muka 56-vjeç ishte lënë nga gjykata në masën 'arrest shtëpi', por një gabim me procedurat nga policia e kaloi në qelinë e burgut. Që në nisje të seancës, pas insistimit të avokatit, gjyqtarja e liroi Mukën.

Enver Muka para gjykatës se Krimeve te Renda

Personat e përfshirë në grupin kriminal janë; Dritan Gramozi Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj, Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania