Report Tv zbardh dosjen e trafikimit të klandestinëve ku Policia dhe Krimet e Rënda prangosën 32 persona dhe 4 prej tyre i kanë në kërkim (Lexo këtu). Klandestinë nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalzimimit e operacionit “Rruga e Gabuar”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa nga shqiptarët e trafikuar me dokumente flase janë ndaluar në aeroportin e Xhamajkës dhe disa në Kanada, ndërsa nisja e tyre bëhej nëpërmjet Podgoricës për të mos u identifikuar në Rinas.
Emrat e personave të përfshirë në këtë grup kriminal janë Dritan Gramozi, Arjan Shehu, Simor Këri, Rezart Hoxha, Dashamir Seferi, Leonard Markaj, Astrit Ziguri, Edmond Omeri, Kostaq Gjoka, Arben Dangëlli, Petrit Beqiraj, Edison Shehu, Zamira Xhafaj, Bedri Meta, Aleksia Kamaj.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Gjergji Mëzuraj, Shuaip Shero, Afrim Emini, Ermal Mema, Avni Lezaj, Ilia Margo, Sefer Çelo, Jangaq Gramozi, Mentor Mici, Dashnor Tafani, Francesk Meta, Enver Muka, Besnik Hoxha, Çajup Tefa, Vejsel Gjolleshi, Marlen Shoshaj, Vangjel Gramozi, Idi Mita, Mehmet Cani, Erlis Shehu, Elmas Bilbili.
Veç këtyre personave Policia e Shtetit mundi të sekuestrojë dhe dy laboratore të falsifikimit të dokumenteve, një sasi para cash dhe dokumente të falsifikuara. Ky grup kriminal veç trafikimit të klandestinëve kishte në veprimtarin e tij dhe zgjidhjen e problemeve për shqiptarët e depërtuar nga zona "Schengen".
Prokurori Vladimir Mara i ka kërkuar gjykatës caktimin e arrestit me burg për 31 nga shtetasit e ndaluar ndërsa ditën e martë gjyqtarja Irena Gjoka do të nisë vlerësimin e këtyre masave. Ndërsa më herët operacionet për trafikun e klandestinëve drejt Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së kanë çuar në pranga mbi 100 persona nën operacionin e koduar “One if by land”.
(Kliko këtu për të lexuar dosjen e prokurorisë)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
26.2%
-
Jo
66%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 762
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë, Prokuroria çon në gjyq pronarin e laboratorit të falsifikimit të dokumenteve, prodhonte dhe para false, i tregonte me çmim më të ulët
26 Dhjetor 2024, 13:36
-
Në kërkim për ‘falsifikim dokumentesh’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit', 2 të arrestuar në Fier
17 Dhjetor 2024, 13:23
-
Tiranë/ Konfiskohen 7 vila në zonën e Mulletit, u ndërtuan me dokumente false, fajtorë 9 persona mes tyre 2 arkitektë
5 Dhjetor 2024, 14:02
-
Interpoli sjell në pranga nga Greqia të kërkuarin për trafik klandestinësh në Angli! I jep Turqisë 50-vjeçarin Akman, i dënuar me mbi 17 vite burg për trafik droge (EMRAT)
2 Dhjetor 2024, 15:41
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor 2024, 13:13
-
U fsheh në Spanjë pas arratisë, ekstradohet në Angli 46-vjeçari shqiptar! Kreu i NCA: Trafikonte klandestinë nga Franca dhe Belgjika, siguronte pajisjet për organizatën (EMRI)
21 Nëntor 2024, 22:15
-
Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës
2 Nëntor 2024, 10:25
-
Shkodër, vëllezërit shfrytëzonin si 'skllav' adoleshentin afgan në servisin e tyre, arrestohet njëri tjetri në kërkim
14 Tetor 2024, 10:21
-
EMRI/ 'Para drejtësisë', Suedia sjell në pranga 34-vjeçarin me dy identitete, akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh me skaf
28 Shtator 2024, 10:50
-
Gjirokastër/ Shkatërrohet grupi kriminal i trafikut të emigrantëve, 9 në pranga, mes tyre kryekomisari! Zbulohet laboratori ku falsifikoheshin dokumentet (VIDEO)
13 Shtator 2024, 17:49
-
Emigrantë kinezë në Itali me makina luksoze, shkatërrohet banda në Itali
27 Qershor 2024, 20:46
-
Pogradec/ Agjenti i infiltruar zbuloi bazën ku IT i Zyrës së Shërbimit në Pogradec falsifikonte dokumentet! '2400 euro pasaportë, patentë e kartë ID italiane! Zbardhet dosja
18 Maj 2024, 12:10
Lind pyetja,perse keta persona jane te gatshem te paguajne 20 000 euro per te vajtur ne Amerike?Mos valle nga qe ketu eshte jeta shume e "sigurte"?! Dhe si ka mundesi nje aksion me 31 te arrestuar?Mos valle jane Amerikanet qe e kopsisin,se te jete per ne si hynte gjemb ne kembe?!
Përgjigju