Grupi i Vishegradit: BE të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Grupi i Vishegradit: BE të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryeministrat e qeverive të vendeve nga Ballkani Perëndimor kanë miratuar Deklaratën e grupit të Vishegradit për Ballkanin Perëndimor me anë të së cilës konfirmuan edhe njëherë mbështetjen për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe bindjen se bashkimi i Europës  nuk do të jetë i plotë pa inkuadrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Deklarata thekson se politika e zgjerimit të Bashkimit Europian është vegël e rëndësishme me vlerë të paçmueshme për arritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor

Në këtë dokument të grupit të Vishegradit  përmendet se inkuadrimi  është dhe do të mbetet proces i themeluar në merita dhe i cili tërësisht varet nga përparimi i arritur objektiv.

Deklarata e Grupit të Vishegradit thekson se fillimi i bisedimeve në tetor të vitit 2019 jo vetëm që do t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të fokusohen edhe më shumë në reformat e duhura, dhe do të shërbejë edhe si nxitje e rëndësishme për tërë rajonin dhe garanci se BE do të vazhdojë të ketë rol udhëheqës në transformimin pozitiv të rajonit.

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, në deklaratë shprehin pritshmërinë në përputhshmëri me Strategjinë e Komisionit Europian për Ballkanin Perëndimor të shkurtit të vitit 2018, se bisedimet aderuese me Serbinë dhe Malin e Zi do të përshpejtohen gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit në përputhje me avancimin e arritur nga të dyja shtetet, si dhe se proceset reformuese në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në periudhën e mëtejshme do t’i përforcojnë mundësitë për anëtarësimin e rajonit në BE.

Në deklaratën e Pragës përsëritet mbështetja për shtetet partnere  të Ballkanit Perëndimor në gatishmërinë e tyre të stabilitetit në rajon, përforcimi i qeverisjes të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, ballafaqimi me radikalizimin dhe kontrollin e migrimit.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se roli strategjik i Ballkanit Perëndimor  shton përforcimin e diversifikimit të burimeve të energjisë në Bashkimin Europian përmes Korridorit Jugor ndërsa shprehet edhe gatishmëria për përmirësim të bashkëpunimit  mes shteteve nga Grupi i Vishegradit dhe Ballkani Perëndimor.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione