"Grupi i zjarrit kundër RENEA-s
u inspirua nga Pablo Escobar"

u inspirua nga Pablo Escobar"">
TIRANE - Xhuliano Malo, 17-vjeçari i arrestuar pas vrasjes së efektivit të RENEA-s më 24 qershor në Lazarat do të qëndrojë në burg. Këtë masë sigurie vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj Malos të cilin Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje të efektivit të policisë, vrasje e mbetur në tentativë, posedim e trafikim narkotikësh si dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca ndaj 17-vjeçarit është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa burime për A1Report thanë se Malo i ka qëndruar deklarimeve të dhëna më parë tek prokurorët se gjithçka që ndodhin mëngjesin e të mërkurës në Lazarat ishte planifikuar prej 6 muajsh dhe sipas deklarimeve të tij janë vëllezërit Arbjon e Alban Aliko që kanë nxitur grupimin e të rinjve të sulmojnë efektivat blu.

Një burim pranë grupit hetimor sqaroi për A1Report se gjatë takimeve që të rinjtë bënin në fshat për të ndërtuar planin e kundërshtimit me armë të policisë në drejtimin e vëllezërve Aliko, ata inspiroheshin dhe me filmin “Mbreti i kokainës” kushtuar mafiozit kolumbian Pablo Eskobar.

Xhuliano la ambientet e gjykatës dhe tashmë do të vuajë masën e arrestit  në qelitë e burgut 302 ku pritet të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.

xhuliano malo

escobar
(Foto e postuar ne profilin ne Facebook te Alban Alikos)

Arrestohet Dritan Shurdhi, dyshohet se ka qëlluar ndaj policisë. Në pranga edhe 2 persona të tjerë
Arrestohet nga policia në Lazarat Dritan Shurdhi. Shurdhi dyshohet se është një nga personat, i cili ka qëlluar me armë ndaj forcave RENEA, ku mbeti i vdekur efektivi Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë. Dritan Shurdhi u arrestua në shtëpinë e tij pas një kontrolli të policisë. Ndërkohë efektivët e forcave RENEA vijojnë me kontrollet e shtëpive në fshatin e Lazaratit për arrestimin e të gjithë personave të shpallur në kërkim.

Sipas buruimeve nga policia janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Ata dyshohet gjithashtu se janë pjesë e “grupit të zjarrit”.
Shurdhi bashkë me dy personat e tjerë të arrestuar,ndodhen në  ambientet e komisariatit të policisë së Gjirokastrës. 

Kapen dhe 3 të rinj nga Lazarati, bashkepunuan me Alikot kundër policisë 
Tre të rinj nga Lazarati, dy 19-vjeçarë dhe një 20-vjeçar u arrestuan nga policia e Gjirokastrës e ndihmuar nga FNSH të dyshuar si bashkëpunëtorë të dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko për organizimin dhe vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në krye të detyrës mëngjesin e 24 qershorit, e ku u plagosën dy kolegë të tij.
 
Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit e cila sqaron se rreth orës 05:00 të mëngjesit të së shtunës, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u ndaluan:  Klodian Selimi, Elvis Boci, Dervish Gaba.
 
Urdhri i ndalimit mësohet se ka ardhur pas një hetimi intensive që Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri në Lazarat që prej orëve të parë të mëngjesit të 24 qershorit kur personat e dyshuar qëlluan për vdekje efektivin Basha dhe plagosën dy kolegët e tij Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj gjatë aksionit për kapjen e grupit të armatosur që kish qëlluar me armë ndaj policisë lokale.
 
Ata akuzohen për veprat penale: “Vrasja e punonjësit të policisë në bashkëpunim, vrasje e punonjësit të policisë mbetur në tentativë si dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda
 
Elvis Boci është një i ri mjaft i apasionuar pas armëve dhe makinave. Në rrjetin social Facebook ai ka postuar disa foto me armë kallashnikov ku duket i se i pëlqejnë armët tip AK-47. I ndaluari tjetër Dervish Gaba, nisur nga profili i tij në Facebook e përshkruan veten si një bos dhe nga foto duket se është një simpatizant i PD teksa shfaqet me foto të flamurit të partisë. Gjithashtu nisur nga postimet e tij shohim se ai është një besimtar bektashian. 

Tre të rinjtë pritet që ditën e hënë të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzat.

Ky është grupi i dytë i personave që hetohen dhe do të gjykohen nga Krimet e Rënda pasi 15 të tjerë të konsideruar si grupi i zjarrit në operacionin e qershorit 2014 mes tyre dhe Gate Mahmutaj tashmë janë në proces gjykimi.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës

Google bllokon mijëra web faqe me lajme të rreme pro Kinës