Muzikë rock por edhe disa kovera muzikor nga këngët më të njohura italiane patën mundësi të ndjekin vajza dhe gra nga qyteti i Fierit. 

Koncerti i grupit “Le rivoltelle” u zhvillua ne teatrin "Bylis" ne kuadër te veprimtarive për “8 Marsin” Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Një mesazh domethënës për barazi gjinore erdhi nga artistët italianë.

“Vijmë nga Kalabria me mbështetjen e konsullatës italiane në Vlorë. Ne jemi 4 gra që sot luajmë muzikë rock për gratë. Synojmë të përçojmë mesazhe për emancipimin, për lirinë dhe autonominë e tyre. Duhet të falenderojmë publikun që na priti me ngrohtësi ishte i mrekullueshëm. Kënaqësi që ishim këtu dhe mezi presim të rikthehemi sërish”, tha Elena Palermo.

Në mënyrë simbolike grave dhe vajzave spektatore në koncert iu dhuruan buqeta me lule.