Grupi italian nga 'Sanremo' në 'Këngën Magjike'

Grupi italian nga 'Sanremo' në 'Këngën Magjike'

Nuk kanë munguar risitë edhe këtë herë në “Këngën Magjike”. Disa ditë më parë moderatori Ardit Gjebrea ka zbuluar se festivali është ndërkombëtarizuar dhe në konkurim do pranoheshin edhe artistë të huaj të cilët duan të provojnë veten në një një kompeticion shqiptar. Grupi italian që ka tërhequr vëmendjen e jurisë këtë javë quhet Sisma.

Daniele dhe Arturo shkëlqyen në performancën e kategorisë “New artist” me këngën e tyre “Come e Possible”. Dy artistët e rinj italian fituan zemrat e anëtarëve të jurisë të cilët me shumë dëshirë shtypën butonat jeshilë për Sismën.

Djemtë shprehën të emocionuar mirënjohjen për mundësinë e dhënë, kurse juria sugjeroi artistët e rinj të frymëzohen nga muzika që Daniele dhe Arturo bëjnë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)