Këngëtarja Arilena Ara dhe kompozitori Pirro Çako janë tërhequr nga gara në “Kënga Magjike”, ku konkurronin me duetin “Zero Gradë”, ndërsa sonte është edhe nata finale.
Producenti dhe drejtuesi i festivalit, Ardit Gjebrea ka treguar edhe arsyet e tërheqjes së dyshes.
'E dëgjoni zërin tim? Edhe unë jam ftohur, por të paktën nuk do të këndoj. Për fat të keq, edhe Pirro është paqejf dhe për sa kohë që është në duet, më vjen keq që nuk do të jetë ky duet sonte në festival, por sëmundjes nuk ke ç’i bën”, është shprehur Arditi për Tv Klan duke qartësuar se arsyeja është shëndetësore.
Për shkak se kënga është duet, tërheqja e Pirro Çakos sjell rrjedhimisht edhe atë të Arilena Arës.
Sot në mbrëmje mbahet nata finale e “Këngës Magjike 2024”, një garë që zhvillohet mes 23 finalistëve që do të ngjiten në skenën e Pallatit të Koncerteve për çmimin e madh.