Grupi kualifikues i Kosovës një çështje diplomatike, vetëm Suedia njeh pavarësinë, përballja me Spanjën e para në histori

Grupi kualifikues i Kosovës një çështje diplomatike, vetëm Suedia njeh pavarësinë, përballja me Spanjën e para në histori

Goglat e hedhura në Zyrih për kualifikueset e Botërorit të vitit 2022 përcaktuan fillimisht që Kosova të shkonte në grupin A. Por kjo nuk mund të ndodhte për shkak se FIFA nuk e lejon që për shkak të situatës politike mes shteteve të ketë një përballje Kosovë-Serbi duke qenë që serbët ishin shortuar në grupin A. Më pas rrjedhimisht Kosova kaloi në grupin B aty ku do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Megjithëse nga FIFA nuk ka asnjë pengesë që këto skuadra të ndeshen me njëra-tjetrën ka diçka që duhet theksuar dhe është ai i aspektit politik. Nga katër shtetet që Kosova do të ndeshet në kualifikueset e Botërorit vetëm Suedia e njeh pavarësinë e Kosovës ndërsa Spanja, Greqia dhe Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Me Spanjën dardanët do të ndeshen për herë të parë në histori dhe mediat prestigjioze sportive në gadishullin Iberik i kanë dhënë një hapësirë të madhe këtij diskutimi. Spanja ka filluar të lëvizë në aspektin diplomatik të kësaj përballje por FIFA e lejon këtë përplasje dhe Spanja është e detyruar që të njohë Kosovën nëpërmjet futbollit pasi gjatë ndeshjes do të luhet himni dhe do të shpaloset flamuri i Kosovës. Spanja ka refuzuar të negociojë me Kosovën për shkak të paralelizmit me Katalunjën dhe është një nga 5 shtetet e BE-së që nuk e njeh pavarësinë.

Megjithatë Federata spanjolle ka vendosur të pranojë rregullat e FIFA-s dhe këtu përfshihet edhe shortimi me Kosovën ashtu siç rezultoi në short. Edhe Greqia e Gjeorgjia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës por lejojnë që skuadrat e tyre të përballen me ato të Kosovës madje në Ligën e Kombeve Kosova u ndesh me Greqinë. Përveç atij sportiv grupi B po tërheq vëmendjen edhe në aspektin diplomatik pasi vetëm Suedia e njeh pavarësinë e Kosovës por sipas FIFA-s kjo nuk i pengon aspak ekipet që të garojnë në të njëjtin grup. Përballja që FIFA shmangu ishte ajo Kosovë-Serbi./Përgatiti Andi Kapxhiu

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Illyricum: 07/12/2020 23:13

    Shqiperia ka pak shanse qe te kaloje, por Kosova i ka te gjitha mundesite dhe kapacitetet per t'u kualifikuar. Jam shume i lumtur qe kam dy skuadra zemre per te cilat mund te bej tifo. Do te ishte bukur te ishim bashke se keshtu mund te ishim me te sigurte per fitore te rendesishme. Ana pozitive eshte se me diplomacine e sporteve, me dy flamunj, mund te bejme boten te flase me shume e me mire per ne. VETEM FITORE SHQIPE!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale