Grupi parlamentar i PD me qëndrim zyrtar: Të formohet një grup pune për bashkimin e partisë, më pas nisja e procesit të zgjedhjes së kryetarit

Grupi parlamentar i PD me qëndrim zyrtar: Të formohet një grup pune për bashkimin e partisë, më pas nisja e procesit të zgjedhjes së kryetarit

1671634946_Screenshot5.jpg

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon situatës së krijuar brenda PD si pasojë e përçarjes dhe humbjes në zgjedhjet e 14 majit. Në një prej pikave të qëndrimit të mbajtur, theksohet se është e nevojshme të krijohet një grup pune përbashkues që do të ndjekë hapat për certifikimin e anëtarësisë aktuale, zgjedhjet në nivel seksionesh dhe dege dhe më pas nisjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE, SHPREH QËNDRIMIN SI MË POSHTË:

Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit dhe pasojave që ka sjell ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik; Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;

Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika; Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 Tetor 2022 apo 6 Mars 2023;

Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike; Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;

1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;

- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra.


Lajmi kryesor:

Thellohet ndarja brenda PD! Deputetët: Jo garë për kryetar tani! Degët: Zgjedhje brenda 15 korrikut, pala e Berishës zero reflektim për bashkim


SI.E./B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT