Grushti i dështuar i shtetit/ Turqia pas 2 vitesh vendos të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Grushti i dështuar i shtetit/ Turqia pas 2 vitesh vendos të heqë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës kanë rënë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik. Turqia është në gjendje të jashtëzakonshme që nga një grusht shteti i dështuar në vitin 2016.

Lideri i Turqisë pati premtuar se do ta shfuqizojë atë nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit. Erdogani dhe udhëheqësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, kanë rënë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.

Gazeta pro-qeveritare Sabah raportoi se Erdogan dhe udhëheqësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërkohë, kritikët thanë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë