Grusht shteti në Mianmar, ushtria merr pushtetin, arrestohet liderja Suu Kyi! Udhëheqësit europianë dëojnë aktet e dhunës (VIDEO)

Ushtria e fuqishme e Mianmarit ka marrë kontrollin e vendit me një grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas arrestimit të lideres Aung San Suu Kyi dhe politikanëve të tjerë të qeverisë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Televizioni ushtarak shpalli se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 1 vit.

Ushtria konfirmoi se kishte ndaluar udhëheqësen de facto të vendit Suu Kyi, së bashku me udhëheqës të tjerë të rangut të lartë të Lidhjes Kombëtare për Demokraci (NLD), në përgjigje të parregullsive të pretenduara të votimit në zgjedhjet e nëntorit, të cilat u zhvilluan në vend.

Ato ishin zgjedhjet e dyta të zhvilluara në Mianmar, që kur vendi doli nga sundimi 50 vjeçar ushtarak në vitin 2011.

Ngjarjet e ditës së sotme janë dënuar gjerësisht ndërkombëtarisht. SHBA-ja i ka bërë thirrje udhëheqësve ushtarakë të lirojnë të gjithë zyrtarët qeveritarë.

Shefi i ushtrisë Min Aung Hlaing, i cili aktualisht ka pushtetin e vendit është kritikuar disa herë nga SHBA-ja për shkelje të të drejtave të njeriut në lidhje me mizoritë e kryera kundër komunitetit mysliman Rohingya.

Partia e Suu Kyi, qeveris në vendin e sunduar nga junta ushtarake.  Për shkak të eksodit masiv të më shumë se 400.000 myslimanëve në vendin fqinj, Bangladesh, Myanmar ndodhet nën presionin ndërkombëtar.

Liderja de fakto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:07
Udhëheqësit Evropianë dënojnë grushtin e shtetit në Mianmar

1612210062_mianmar.jpg

Dënimi ndërkombëtar ka pushtuar mediat sociale pasi ushtria e Mianmar njoftoi se kishte marrë kontrollin e vendit ditën e hënë.

Ushtria tha se grushti i shtetit ishte rezultat i dështimit të qeverisë për të vepruar në lidhje me pretendimet e mashtrimit të votuesve në zgjedhjet parlamentare të nëntorit, si dhe shtyu sondazhin për shkak të pandemisë duke thënë se marrja në dorëzim do të zgjaste një vit.

Josep Borrell Fontelles, shefi i punëve të jashtme të BE, u shpreh se rezultatet dhe kushtetuta e zgjedhjeve duhet të respektohen pasi populli i Mianmarit e dëshiron demokracinë. Ndërsa BE qëndron me ta.

Aung San Suu Kyi, Këshilltari Shtetëror i Mianmar, ekuivalenti i një kryeministri, dhe udhëheqësi i Lidhjes Kombëtare për Demokraci, i cili fitoi një zgjedhje të fortë në Tetor 2020, ishte midis të arrestuarve nga ushtria. Grushti i shtetit ndodhi në mëngjes kur parlamenti i ri i vendit do të kryente betimin.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kritikoi ashpër dhe u shpreh se Spanja kishte bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve dhe rivendosjen e procesit demokratik duke kërkuar respektimin e  Kushtetutës dhe rezultateve zgjedhore.

Edhe Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me anë të një postimi në Twitter  dënoi grushtin e shtetit dhe burgosjen e paligjshme të civilëve përfshirë këtu edhe Aung San SuuKyi dhe tha se vota e njerëzve dhe demokracia duhej të respektoheshin..

Në një postim në Facebook, Suu Kyi u bëri thirrje njerëzve të kundërshtojnë grushtin e shtetit të së hënës dhe çdo kthim të mundshëm  në "diktaturën ushtarake"

Raportet e ndërprerjeve të internetit në të gjithë vendin filluan të vërshojnë të Dielën, pak orë para arrestimit të politikanëve të moshuar.

Sipas të dhënave të rrjetit nga Observatori i Internetit NetBlocks bllokimet e telekomunikimit vazhduan, duke filluar në orët e para të mëngjesit të së hënës me orën lokale,.

Netblocks raportoi se interneti dhe shërbimet celulare ishin restauruar pjesërisht mesditën e të hënës. Shumë përdorues qëndrojnë jashtë linje, duke rezultuar në mbulim të kufizuar të ngjarjeve që ndodhën.

Ora 14:17
Aung San Suu Kyi: Nga ikonë e demokracisë dhe fitues e 'Nobelit' për paqe, në urdhëruese e spastrimit etnik të popullit të saj

Ajo dikur shihej si një fener ndriçues për të drejtat e njeriut - një aktiviste parimore e cila hoqi dorë nga liria e saj për të sfiduar gjeneralët e pamëshirshëm të ushtrisë që qeverisën MIanmar për dekada me radhë. 

Në vitin 1991 Aung San Suu Kyi mori Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa ishte ende në arrest shtëpiak dhe u përshëndet si "një shembull i jashtëzakonshëm i fuqisë së të dobëtëve".

Në vitin 2015, ajo udhëhoqi Lidhjen Kombëtare për Demokraci (NLD) drejt fitores në zgjedhjet e para të Mianmar. Por ajo u rrëzua nga një grusht shteti në 2021 kur ushtria mori kontrollin dhe arrestoi atë dhe udhëheqjen politike rreth saj.

Ndërsa imazhi i saj kishte rënë dukshëm për shkak të reagimit të saj ndaj krimeve të bëra ndaj popullsisë myslimane të Mianmar, por mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar me shumicën budiste të vendit.

Rruga drejt pushtetit

Suu Kyi kaloi gati 15 vjet në paraburgim midis viteve 1989 dhe 2010. Lufta e saj personale për të sjellë demokracinë në atë kohë Mianmar të drejtuar nga ushtria, e bëri atë një simbol ndërkombëtar të rezistencës paqësore përballë shtypjes. Pavarësisht fitores së saj të madhe në 2015, kushtetuta e Mianmar e ndaloi atë të bëhej presidente sepse ajo ka fëmijë të cilët posedojnë shtetësi të huaj. Megjithatë Suu Kyi 75 vjeçare u pa gjerësisht si udhëheqëse de facto e vendit.  Titulli i saj zyrtar ishte këshilltare shtetërore. Presidenti deri në grushtin e shtetit ishte Win Myint dhe një ndihmës i ngushtë i Kyi.

Në vitin 2020,  partia e saj edhe një herë fitoi një shumicë të madhe, duke marrë edhe më shumë vota sesa në votimet e vitit 2015. Ushtria akoma e fuqishme kundërshtoi rezultatet, duke pretenduar për mashtrim në zgjedhje. Në ditën që parlamenti do të zhvillonte seancën e parë, ushtria arrestoi zonjën Suu Kyi së bashku me shumë udhëheqës të tjerë politikë. Më pas  shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, duke ia dhënë pushtetin ushtrisë për një vit të plotë.

Prejardhja politike

Suu Kyi është vajza e heroit kombëtar i Mianmarit, gjeneralit Aung San. Ai u vra kur ajo ishte vetëm dy vjeç, pak para se Mianmar të fitonte pavarësinë nga sundimi britanik në 1948. Në vitin 1960 ajo shkoi në Indi me nënën e saj, e cila ishte emëruar ambasadore e Mianmarit në Delhi.

Katër vite më vonë ajo filloi studimet në Universitetin e Oksfordit, ku studioi filozofi, politikë dhe ekonomi. Atje ajo takoi burrin e saj të ardhshëm, akademikun Michael Aris. Pas disa vitesh në Japoni dhe Butan, ajo u vendos në Mbretërinë e Bashkuar për të rritur dy fëmijët e tyre, Aleksandrin dhe Kim, por Mianmar nuk ishte kurrë larg mendimeve të saj. Kur ajo mbërriti në Yangon në 1988 - për të parë nënën e saj të sëmurë rëndë - Mianmar ishte në mes të trazirave të mëdha politike. Mijëra studentë, punonjës dhe murgj kishin niusur protestat në kërkim të lirisë.

"Unë nuk munda si vajza e babait tim të qëndroj indiferente ndaj gjithçkaje që po ndodhte," tha ajo në një fjalim në Yangon më 26 gusht 1988. Ajo vazhdoi të drejtojë revoltën kundër diktatorit të atëhershëm, gjeneralit Ne Win.

E frymëzuar nga fushatat jo të dhunshme të udhëheqësit të të drejtave civile amerikane Martin Luther King dhe Mahatma Gandhi të Indisë, ajo organizoi tubime dhe udhëtoi nëpër vend, duke bërë thirrje për reformë demokratike paqësore dhe zgjedhje të lira. Por demonstratat u shtypën brutalisht nga ushtria, e cila mori pushtetin në një grusht shteti në 18 Shtator 1988.  Suu Kyi u vendos në arrest shtëpiak vitin e ardhshëm. Qeveria ushtarake mbajti zgjedhjet nacionale në maj të 1990, të cilat partia e Suu Kyi i fitoi bindshëm - por junta nuk pranoi të dorëzonte pushtetin.

Suu Kyi qëndroi në arrest shtëpie në Yangon për gjashtë vjet, derisa u la e lirë në korrik 1995. Ajo u vendos përsëri në arrest shtëpiak në shtator 2000, kur u përpoq të udhëtonte në qytetin e Mandalay në kundërshtim me kufizimet e udhëtimit. Ajo u la në maj 2002, por pak më shumë se një vit më vonë ajo u burgos pas një përplasje midis mbështetësve të saj dhe një turme të mbështetur nga qeveria. Më vonë ajo u lejua të kthehej në shtëpi - por përsëri nën arrest efektiv shtëpiak.

Disa herë ajo ishte në gjendje të takonte zyrtarë të tjerë dhe diplomatë të zgjedhur, por gjatë viteve të para ajo ishte shpesh në izolim. Ajo nuk u lejua të shihte dy djemtë e saj ose burrin, i cili vdiq nga kanceri në mars 1999.

Autoritetet ushtarake kishin ofruar që ta lejonin atë të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar për ta parë atë kur ai ishte i sëmurë rëndë, por ajo u ndie e detyruar të refuzonte nga frika se nuk do të lejohej të kthehej në vend.

Rikthimi në politikë

Suu Kyi, rikandidoi sërish në  zgjedhjet e para të Mianmarit në 7 nëntor 2010 por u vu sërish nën arrest shtëpiak. Djali i saj Kim u lejua ta vizitonte për herë të parë pas një dekade. Ndërsa qeveria e re filloi një reformim të vogël, Suu Kyi dhe partia e saj u bashkuan përsëri në procesin politik.

Ata fituan 43 nga 45 vendet e diskutuara në zgjedhjet e pjesshme të prillit 2012 dhe Suu Kyi u betua si deputete dhe udhëheqëse e opozitës.

Majin e ardhshëm, ajo u largua nga Mianmar për herë të parë në 24 vjet, në shenjë besimi të dukshëm se udhëheqësit e saj të rinj do ta lejonin atë të kthehej. Që kur u bë këshilltare e shtetit në Mianmar, lidershipi i saj është përcaktuar pjesërisht nga trajtimi i pakicës kryesisht myslimane Rohingya të vendit.

Në vitin 2017 qindra mijëra Rohingya ikën në Bangladeshin fqinj për shkak të një goditje të ushtrisë të shkaktuar nga sulmet vdekjeprurëse ndaj stacioneve të policisë në shtetin Rakhine.

Mianmar tani përballet me një proces gjyqësor që e akuzon atë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) ndërsa Gjykata Penale Ndërkombëtare po heton vendin për krime kundër njerëzimit.

Ish mbështetësit ndërkombëtarë të zonjës Suu Kyi e akuzuan atë se nuk bëri asgjë për të ndaluar përdhunimin, vrasjen dhe gjenocidin duke refuzuar të dënojë ushtrinë ende të fuqishme ose të pranojë llogaritë e mizorive.

Disa fillimisht argumentuan se ajo ishte një politikane pragmatike, duke u përpjekur të qeveriste një vend multi-etnik me një histori komplekse.

Por mbrojtja e saj personale e veprimeve të ushtrisë në seancën dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare  në Hagë u pa si një kthesë e re për reputacionin e saj ndërkombëtar.

Në vend, megjithatë, "Zonja", siç njihet Suu Kyi, mbetet jashtëzakonisht e popullarizuar në mesin e shumicës Budiste që ka pak simpati për Rohingya.

Reformat e bllokuara

Gjatë kohës së saj në pushtet, Suu Kyi dhe qeveria e saj u përballën me kritika për ndjekjen penale të gazetarëve dhe aktivistëve duke përdorur ligjet e epokës koloniale. Ndërsa kishte përparim në disa zona, ushtria vazhdoi të mbante një të katërtën e vendeve në parlament dhe kontrollonte ministritë kryesore duke përfshirë mbrojtjen, punët e brendshme dhe punët e kufirit.

Në gusht 2018, Suu Kyi përshkroi gjeneralët në kabinetin e saj si "mjaft të ëmbël" dhe tranzicioni demokratik i Mianmarit, thanë analistët, duket se kishte ngecur.

Grushti ushtarak 2021 erdhi ndërsa vendi po përballej me një krizë të rëndë të shkaktuar nga përhapja e COVID-19 ndërsa masat e bllokimit shkatërronin jetesën be qytetarëve.

 

 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë