OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është "shumë i shqetësuar" për "përshkallëzimin e dhunës" në Mianmar, ku armiqësitë janë ndezur midis forcave të juntës ushtarake dhe grupeve të armatosura të pakicave etnike, tha të enjten zëdhënësi i tij.
Antonio Guterres është "shumë i shqetësuar për raportet e një përshkallëzimi të dhunës në Mianmar ", veçanërisht "në shtetin Rakhine, i cili po shkakton "vuajtje të reja dhe zhvendosje të reja", theksoi ai gjatë një konference në selinë e organizatës ndërkombëtare në Nju Jork.
Ai gjithashtu dënoi "bombardimet ajrore" të cilat janë nisur "pa dallim, duke shkaktuar viktima në radhët të civilëve”.
Lufta midis ushtrisë dhe grupeve të ndryshme të armatosura opozitare shpërtheu pas grushtit të shtetit që përmbysi qeverinë e zgjedhur të Aung San Suu Kyi më 1 shkurt 2021.
Junta u trondit nga një sulm kryengritës në shkallë të gjerë vitin e kaluar, gjatë të cilit rebelët morën zona të gjera, kryesisht pranë kufirit me Kinë.
Anëtarët e Ushtrisë Arakan pohuan këtë javë se ata tani ishin në kontroll të plotë të "të gjithë zonës Maungdaw", në shtetin Rakhine, një zonë strategjike përgjatë kufirit të Mianmarit me Bangladeshin.
"Sekretari i Përgjithshëm përsërit apelin e tij për të gjitha palët në konflikt në Mianmar për t'i dhënë fund dhunës dhe i kujton të gjithëve detyrimin e tyre për të mbrojtur civilët sipas ligjit", tha Stephan Dujarric.
Ai gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve që "të shmangin nxitjen e mëtejshme të tensioneve ndër-komunale," shtoi ai.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.3%
-
Jo
11.3%
-
S'do votoj
7.4%
Vota total: 647
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tërmeti me mbi 1700 të vdekur në Azinë Juglindore, OBSH bën thirrje për 8 milionë dollarë ndihma! Mianmar shpall një javë zie kombëtare
31 Mars, 07:55
-
Në ndërtimin e grataçelës së shembur nga tërmeti në Bangkok është e përfshirë një kompani italo-tajlandez
30 Mars, 12:11
-
Tërmeti apokaliptik, në Mianmar është emergjencë për 6,7 milionë fëmijë
30 Mars, 11:37
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Tërmeti i fuqishëm në Azinë Juglindore, mbi 1600 viktima! BE: 2.5 milionë euro ndihmë
29 Mars, 08:41
-
Putin hedh idenë e një qeverie të udhëhequr nga OKB në Ukrainë
28 Mars, 16:53
-
Putin sugjeron administrim të përkohshëm ndërkombëtar të Ukrainës, si rrugë për t'i dhënë fund luftës! Të jetë nën kujdesin e OKB, SHBA dhe BE
28 Mars, 08:14
-
Veton Surroi: Konsensusi i Kopenhagës dhe konsensusi i Prishtinës
19 Mars, 11:18
-
Refugjatët, shefi i OKB-së apel BE-së: Mos anashkaloni ndihmën humanitare, rritini shpenzimet e mbrojtjes
6 Mars, 09:24
-
Çmimi Nobel për Paqe/ Trump, Guterres dhe Papa mes të nominuarve
5 Mars, 22:55
-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thirrje për rikthimin e ndihmave amerikane
1 Mars, 09:33
-
Serbia ngatërron votën në OKB, Vuçiç kërkon falje publike për mbështetjen ndaj Ukrainës
25 Shkurt, 19:46