Mesa duket Basha nuk do ndalet së lobuari kundër çeljes së negociatave BE-Shqipëri.
Sot grupimi CDU-CSU ka përsëritur mesazhet e mekta anti-integrim, natyrisht me lobim nga Tirana.
Kur e pa që Merkel e përgënjeshtroi emisarin e Bashës, kur e pa që parlamenti gjerman s’kishte asnjë fjalë në rekomandimin e komisionit, kur e pa që ministrat e jashtëm të BE-së mbështetën plotësisht raportin e komisionit evropian sipas të cilit Shqipëria ka bërë progres dhe i vetmi kusht për çeljen e negociatave është Vettingu, Basha sërish nuk u gëzua.
Nuk u gëzua që Shqipërisë po i hapet drita jeshile për anëtarësim në BE, por përkundrazi. Në hidhërim e sipër nga njëra anë mban peng Vettingun me Gjykatën Kushtetuese, nga ana tjetër nxori sërish skifterin e tij gjerman për të sulmuar Shqipërinë përmes deklaratës së fundit.
Specifikisht, si më poshtë:
“I rëndësishëm është sundimi i ligjit dhe funksionimi i mirë i parlamentit, qeverisë dhe administratës publike. Gjyqësori të jetë i pavarur nga ndikimet politike. Në listën e prioriteteve është reforma zgjedhore, depolitizimi i administratës, të drejtat e pronësisë dhe respektimi i te drejtave te njeriut” thuhet në deklaratën e grupimit CDU-CSU në Gjermani, ku Basha lobon fort./Lexo.al
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com