Rezart Kthupi thotë se për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 mungoi qëllimisht vullneti politik për një hetim të plotë, pasi sipas tij asnjë prej aktorëve politikë nuk kishte interes që e vërteta të zbardhej. Në Repolitix në Report Tv, Kthupi tha se klima për një revoltë ishte krijuar më herët dhe se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si shkëndijë.

“Kishte vullnet politik për të mos e hetuar. Askush nga aktorët nuk kishte interes që e vërteta të zbardhej. PS-së në atë kohë i interesonte një kundërshtar si Berisha. Faktet provuan se në momentin që Berisha u kthye në pushtet, nuk kishte më kuptim hetimi i çështjes. Problemi ishte zgjidhur me votë politike.

Para se të lexojmë ’98-n, duhet të kthehemi te ’97-a. Ata pretendonin se pushteti ishte marrë me dhunë dhe rimarrja e pushtetit me dhunë ishte një lloj barazimi me atë që, sipas tyre, kishte ndodhur një vit më parë. Ajo që përgatiste ‘Rilindja Demokratike’ ishte tema e një revolucioni. Nëse nuk do të ishte vrasja e Hajdarit, diçka tjetër do të ishte shkëndija. Fakti që njerëzit kanë shkuar të armatosur në varrim tregon se ekzistonte fryma për ta bërë grushtin e shtetit", tha Kthupi. 


Lajmi kryesor:

14 shtatori ’98/ Petro Koçi: Grusht shteti i përgatitur nga PD për të marrë pushtetin me forcë, vrasja e Hajdarit vetëm pretekst