Grushti i shtetit në Turqi, 104 ish-ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm

Grushti i shtetit në Turqi, 104 ish-ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm

Një gjykatë turke ka dënuar 104 ish-oficierë ushtarkaë me burgim të përjetshëm për përfshirjen e tyre në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, raportuan mediat shtetërore.

Presidenti i vendit u shpreh kohë më parë se mbështeste rikthimin e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit.

Grushti i dështuar për të përmbysur Presidentin Rexhep Tajip Erdogan la të paktën 260 të vdekur dhe 2.200 të plagosur më 15 korrik 2016.

Qeveria turke që prej asaj kohe ka goditur mbështetësit e grushtit të shetit duke shkarkuar më shumë se 150.000 punonjësve shtetërorë dhe arrestimin e rreth 50.000 njerëzve.

Nga 280 ish-ushtarakë në gjyq, gjykata në Izmir dha dënime më të vogla për 52 të pandehur të tjerë.

Gjykata në Turqinë perëndimore dënoi 21 të arrestuar me 20 vite bug për ‘ndihmë për vrasjen e presidentit’, ndërsa 31 të tjerë u dënuan me nga 7-11 vite burg për ‘anëtarësim në një organizatë terroriste’.

Presidenti Erdogan kishte mbështetur rivendosjen e dënimit me vdekje për komplotistët e grushtit të shtetit. Ai tha se ata duhet të veshin uniforma të stilit të burgut Guantanamo Bay. Turqia shfuqizoi dënimin me vdekje në vitin 2004.

Autoritetet turke akuzuan se komploti u udhëheq nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen.

Gulen, i cili ka qenë në mërgim në SHBA që nga viti 1999, mohon çdo përfshirje dhe Uashingtoni deri tani i ka rezistuar thirrjeve nga autoritetet turke për ta ekstraduar atë.

Ushtarët kryengritës tentuan të rrëzonin qeverinë brenda natës dhe komplotistët u përpoqën të arrestonin Erdogan ndërsa ai pushonte në një vendpushim në Egje.

Megjithatë ai ishte larguar 15 minuta më parë dhe grushti i shtetit u pengua nga civilët dhe ushtarët besnikë ndaj presidentit.

Një spastrim pasoi grushtin e shtetit, ku mijëra punonjës të administratës publike nga punonjësit e policisë deri tek mësuesit u shkarkuan ose u arrestuan nën dyshimin e nxitjes së komplotit. Kritikët e Erdoganit thonë se po përdor pastrimin për të shtypur mosmarrëveshjen politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën