Grushti i shtetit në Turqi, urdhër
arresti për ish-futbollistin Suku

Grushti i shtetit në Turqi, urdhër<br />arresti për ish-futbollistin Suku
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan nuk ndalet, pas grushtit të shtetit të dështuar në Turqi.

Pas arrestimit të mijëra ushtarëve e policëve si dhe dhjetëra gjyqtarëve e zyrtarëve shtetërorë, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-futbollistin me origjinë shqiptare, Hakan Sukur. 

Mediat turke konfirmojnë urdhërarrestin e Prokurorisë së shtetit. Akuza ndaj Sukur është ajo e mbështetësit të klerikut fetar në ekzil, Fetullah Gulen. 

Hakan Sukur njihet për qëndrimet e tij kundër kreut të shtetit turk. Më herët ai ka deklaruar në Parlamentin e Turqisë se origjina e tij është shqiptare.  

Hakan Sukur është një prej futbollistëve turq më të famshëm të viteve 2000. Ai ka luajtur për Galatasaray, Torino, Parma, Inter dhe Milan. Arritja më e madhe futbollistike e tij ka qenë renditja në vendin e tretë e Turqisë kupën e "Botës 2002", ku sulmuesi Sukur ishte lojtari kyç i kombëtares turke, ku spikati me golat e tij. 

Sukur dhe familja e tij janë larguar nga Turqia që prej vitit të kaluar. 

hakan sukur

(Hakan Sukur me fanellën e kombëtares turke)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)