Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan rizgjat për të shtatën herë radhazi gjendjen e jashtëzakonshme në Turqi të kritikuar ashpër nga BE dhe SHBA.
Parlamenti turk këtë javë votoi pro zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur fillimisht pas tentim puçit në korrik të 2016-s dhe deri tani është zgjatur shtatë herë.
Bizneset duhet të mirëpresin shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi sepse i mbron ato kundër terrorizmit dhe pamundëson që punëtorët të hyjnë në grevë urie, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Gjendja e jashtëzakonshme prek vetëm terroristët. Tash po ndalon që punëtorët të hyjnë në grevë urie”.
Presidenti Erdogan, gjatë një fjalimi pranë një lobi të bizneseve
Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme është kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë Perëndimore.
Sipas ligjeve në Turqi, kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, sulmet, protestat dhe shfaqja e mosbindjes civile mund të ndalohen për arsye sigurie./REL
-
E njoh mire ket shtet dhe qeverine e Turqise. Politika e Erdoganit arriti te 3 fishoje pagat. Nga 500 dollar sot paga minimale shkon ne 1350 euro nje mesues. Vend ne te cilin nuk kam pare lypsa. Vend ku shteti e ka per detyrim te te gjeje nje pune. Vend me turizem te zhvilluar. Vend ku nevojat e prodhimin e brendshem e kan ne shkalle te larte. Ku nje person kur delte ne pension shteti i jepte 32 mij dollar,e nese shteti te mbante ne pune per arsye shteterore qofte dhe 1 dit mbas daljes ne pension kjo shume u 2 fishote. Shkoni dhe pyetni nga afer banoret. E kur te jete ky standart cfare me duhet mu si popull kush qeverise. Ky eshte shteti turk. Ku nxorri jasht firma te medha si mercedez e gruding duke i vene si detyrim pagesen e punetoreve. Duke i thene qe o te paguhen si ne Gjermani ose ikni. E pse duhet te jete rrezik per krishterimin kur jeton e punon ne shtetin e vet e pa ndikuar ne politikat e asnje vendi europian? Apo pse nuk pranon homoseksualet apo drogen? Se nuk lejon martesat gei? Apo ligjin me vdekje? Kto ja ka lene Europes.
Përgjigju -
Ky kanibal eshte rrezik per civilizimin krishter. Turqia do perfundoj si ish jugosllavia me shret te ri kundistanin.
Përgjigju











Komente
Komento