Grushtat e lëshuar kundrejt të atit i kushtuan burgun një 38 vjeçari në qytetin e Shijakut. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u arrestua në flagrancë 38 vjeçari Eglintjan Merko, banues në Shijak. Pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, 38 vjeçari ka goditur me grushta në fytyrë babain e tij, P.Merko, 63 vjeç.
Policia nuk jep detaje mbi shkaqet e ushtrimit të dhunës, por tashmë ndaj Eglintjan Merkos ka filluar procedimi penal. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Dhunë në familje”.
/Shqiptarja.com