Gryka: Berisha don të marrë me
dhunë Shoqatën “Azem Hajdari”  

Gryka: Berisha don të marrë me<br />dhunë Shoqatën “Azem Hajdari”  
Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, aktualisht kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, denoncon një tentativë të Sali Berishës për të marrë me dhunë vulën dhe Shoqatën “Azem Hajdari”. Gryka thotë për Shqiptarja.com se, Sali Berisha ka kërcënuar me jetë Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës, Shemsi Bardhin, me anë të një personazhi të quajtur, Sokol Neziri.

Sipas Grykës, Neziri e ka kërcënuar Bardhin që të dorëzojë vulën dhe Shoqatën, me qëllim që Shoqata të mbështesë Partinë Demokratike, para në zgjedhjet e 2017.

Berisha kërkon me të gjitha mënyrat e tij, me oferta, me kërcënime dhe shantazhe që të ketë nën hyqmin e tij Shoqatën “Azem Hajdari”, para zgjedhjeve të 2017. Këtë radhë, Saliu na ka dërguar një njeri që quhet Sokol Neziri, me pseudonimin, Qorri. Ky zotëri, në emër të Sali Berishës, i ka kërkuar me forcë vulën Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës “Azem Hajdari, Shemsi Bardhit, duke i thënë se Marshalli kërkon me çdo kusht Shoqatën para zgjedhjeve. I porosituri i Berishës e ka vënë Bardhin nën presion familjar si dhe e ka kërcënuar edhe individualisht. Por, Bardhi i është përgjigjur me të njëjtën monedhë, duke i thënë se ne e kemi mbrojtur me gjak dhe do ta mbrojmë deri në vdekje Shoqatën “Azem Hajdari” dhe se nuk kthehemi kurrë në vegël e Partisë Demokratike”, shkruan Gryka.

Misteri i celularit të Azemit
Marjan Gryka ka folur edhe për misterin e zhdukjes së celularit të Azem Hajdarit pas vrasjes, para selisë së Partisë Demokratike. “Sokol Neziri është krekosur gjithmonë si i afërt i Azemit dhe për çudi, gjithmonë, pasi Azemi përballonte atentate apo hante plumba, ky zotëria asnjëherë nuk u ndodh në asnjë përballje nga ato që i kurdiseshin Hajdarit, për vite të tëra. Mirëpo, përpara vrasjes së Azem Hajdarit, ju rikujtojmë se gjenerali i bandave të jugut, Arben Imami u takua me vrasësit e Azemit. Pas pushkatimit të Azem Hajdarit, njerëzit e porositur nga vetë Saliu, duhet t’i merrnin celularin në xhep Azemit dhe ketë mund ta bënte më së miri Sokol Neziri, me mbulimin e Shaban Memisë. Jo më kot, pasi Azemi u eliminua, Saliu u bashkua me Imamin edhe Cekën, duke e vënë gjeneralin e bandave të ’97, ministër Mbrojtjeje. Pra Imami e mori shpërblimin, mirëpo donte shpërblimin e tij edhe Qorri, dhe direkt, gjenerali ministër, e merr Qorrin drejtor të Përgjithshëm në ministri”, pohon Gryka.

Kërkesa
Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, Marjan Gryka, i kërkon prokurorisë arrestimin e Berishës për eliminimin e kundërshtarëve politikë, për kërcënime dhe shantazhe. “Sali, me pabesitë e kërcënimet e tua vrave zv/presidentin e shoqatës sonë Shkëlqim Gishtin, pas kësaj, bashkë me Jozin më organizove mua atentat dhe pasi dështove, krijove me qindra alibi dhe shpifje, ku i shkojnë për shtat vetëm sojit tënd. Shoqata Azem Hajdari i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Berishës, një krimineli ordiner, pasi eliminuar dhe vazhdon të eliminojë kundërshtaret brenda partisë, të vrasë konkurrentët në biznes, të kërcënojë dhe shantazhojë”, shkruan ai.

Atentati në Shkodër
Marjan Gryka ka folur edhe për një atentat në Shkodër. “Saliu është vetë dora organizatore e kësaj vrasje, ku për tetë vite në qeveri nuk guxoi ta përmendte e jo me të rihape çështjen “Hajdari” dhe sa mori postin si kryeministër urdhëroj eliminimin e kujtdo që përmendte vrasjen e Azem Hajdarit. Në fakt, ne Shoqata Azem Hajdari ja thyem urdhrin ish-kryeministrit pasi kemi 18 vite që ngremë zërin dhe në të vërtetë doli që e kishte seriozisht Berisha. Sapo Shoqata Azem Hajdari i dërgoi “Silvia Kontit” (Ina Ramës) kërkesën për rihapjen e çështjes dhe arrestimin e Saliut, ai, me ish-ministrin e Rendit, Lulzim Basha, urdhëruan dhe organizuan atentat kundër meje në Shkodër, ku kryesor në këtë atentat është ish-drejtori i Policisë në Shkodër, Nikolin Bala dhe ish-drejtori Përgjithshëm, Agron Kuliçi. Dhe kjo me dijeni e në bashkëpunim të Jozefina Topallit. Pra, siç bënë me Azemin e shumë të tjerë për t’u mbyllur gojën, përdorën plumbat edhe mbi ne, që do të thotë se ky kriminel komunist, kur don që të të bëjë rrëmuja në opozitë, përdor Dhjetorin dhe emrin e Azemit, por kur vjen në pushtet ky e rivret Azemin”, ka pohuar Gryka.
 
Pretendimi
Ish-truproja dhe njeriu më i afërt i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, aktualisht kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari”, denoncon një tentativë të Sali Berishës për të marrë me dhunë vulën dhe Shoqatën “Azem Hajdari”.
 
Kërkesa
“Këtë radhë, Saliu na ka dërguar një njeri që quhet Sokol Neziri, me pseudonimin, Qorri. Ky zotëri, në emër të Sali Berishës, i ka kërkuar me forcë vulën Sekretarit të Përgjithshëm, Shemsi Bardhit”.
 
 

Gryka: Dhëndri i Berishës drejt kreut të PD
 Kreu i Shoqatës Mbarëkombëtare “Azem Hajdari” Marjan Gryka parashikon që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi po përgatitet për të zëvendësuar Lulzim Bashën në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, pas kritikave të fundit ndaj Bashës, për shkak të humbjeve në njëpasnjëshme, qëndron Berisha, i cili po krijon terrenin për të vendosur dhëndrin në krye të partisë. Humbja turpshme në Dibër tregoi se Sali Berisha dhe taksisti i tij Basha nuk mundën dot as brekët e Shukriut, e jo më të fitojnë zgjedhjet e ardhshme 2017. Mirëpo, në ketë fushatë, Berisha dhe Basha krijuan grupe të caktuara në të gjitha zonat e votimit. Këto grupime çuditërisht quheshin me emrin “Azem Hajdari”. Saliu edhe një herë kërkoi që të ulte autoritetin e Azemit, duke dërguar disa ordinerë në Dibër, në emër të Azemit, duke i komanduar në distancë Agron Kuliçaj. Pas humbjes, Saliu hodhi në sulm gjoja disa kritikë ndaj Lulzim Bashës, për të përgatitur dorëheqjen e Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 2017 dhe katapultimin e dhëndrit, Jamarbër Malltezi në krye të Partisë Demokratike”, thotë Gryka.
 
 

Rrëfimi, Gryka këmbëngul: Berisha ishte agjent i UDB
“Për sa i përket vitit 1995 Azem Hajdari punonte natë e ditë për të zbardhur dhe parë dosjet e agjenteve të UDB-së. Kurse në darkë, pasi i kishim përgatitur të fotokopjuara i verifikonim e lexonim dosje agjentësh dhe pseudonime, ku fatkeqësisht 80 për qind e figurave të PD-së na dilnin brenda këtyre dosjeve. Mirëpo në mes tyre shumë elementë, dokumente, apo detaje ishin hequr dhe ishin vjedhur që të mos zbardhej e vërteta dhe Azemi vendosi të ndjekë rrugën e ‘planit B’, të komunikojë me njerëz që kishin apo që vazhdonin të punonin aty në të dy kohët, monizëm dhe demokraci.
 
Jo rrallë unë i thoja me të qeshur: po ç’na duhen gjithë këto more Bac, ai me thoshte, po kërkoj të pamundurën! Mirëpo një natë dikush e telefonoi papritmas dhe sapo e mbylli telefonin Azemi tha: Zoti është i madh, dhe shpejt foli e më tha dil jashtë se po më sjellin dikë të më takojë. Shko merre e ruaje me jetën tënde. Shkova para shkollës së Gjuhëve të Huaja i takova personat dhe i thashë përveç ‘X’ asnjeri nuk do të vijë.
 
E mora. Ishte një person tek 55 vitet dhe mbante një dosje me vete. E dërgova në shtëpi të Azemit dhe pasi u ul ai tha: Çfarë më kërkove ta solla por t’i duhet të me mbash premtimin se unë pastaj jam i vdekur me gjithë familje. Azemi i tha që të mos ketë merak, shkoi në dhomë dhe i dha 4 pasaportat e veta, të cilat brenda kishin vizat për në SHBA! Pasi u përqafuan i premtuam se të nesërmen unë do t’i siguroja jetën në Rinas derisa të niseshin dhe e dërgova në shtëpi te rruga e Durrësit. Pasi u ktheva, Azemi nuk përmbahej nga gëzimi dhe po ia dërgonte ato letra dikujt me fax.
 
Në momentin që po ia dërgonte këto letra i tha se ‘po u vrava një ditë tek ti do jetojnë gjatë këto të vërteta të mëdha. Këto ia tha dhe në telefona, ku më pas e mora vesh dhe më tha dhe vetë se ishte dosja e agjentëve të UDB-së, pra 4 politikanëve ku në krye ishte Sali Rama Berisha(PENICILINA). Dhe nga këtu kjo e vërtetë filloi të hapej pak nga pak, ku Azemi me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua fare.
 
Pas këtij momenti dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës. Në atë kohë Rugova i tha hapur: Ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë. Sot ne kemi Ibrahim Rugovën të vdekur pasi e helmuan dhe Azemin e vrarë pasi e tradhtuan!”

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten