Një fenomen i tillë mund të ndodhë një herë në më shumë se 10 vite. Në një reliev prej 8 km gjatësi vijë bregdetare, ditët e fundit plazhi i Divjakës është pushtuar nga miliona gjallesa të ndryshme, mes tyre guacka krustacesh dhe aluvione

Eksplorues dhe vëzhgues prej vitesh i bregdetit të Divjakës, Altin Hila e shpjegon si një fenomen të rrallë, pasi në ditët normale numri i prurjeve të detit arrin vetëm në 500-600 të tilla.

“Nga eksperienca ime guackat i kam gjetur në një territor të kufizuar rreth 100 apo 200 m, ndërsa në këtë rast i gjithë bregdeti i Divjakës që nga qendra deri në grykëlidhjen e Lagunës së madhe me detin vëren praninë e guackave në një rendiment të jashtëzakonshëm. Për mua është një kuriozitet i jashtëzakonshëm”, u shpreh Hila.

Për Hilën tërheqja e detit vit pas viti si dhe ndryshimet natyrore të klimës janë një mundësi për shpjegimin e asaj çfarë ka ndodhur.

“Është fenomen i çuditshëm pasi moti këto ditë nuk ka qenë me fenomene klimatike, si stuira të fuqishme, as me dalje lumenjsh që ndikojnë në daljen e guackave ose produkteve të deti dhe deti këtë herë pa 10 vitesh ka bërë këtë”, tha eksploruesi

Numri i madh dhe dhe përmasat tej normales të guackave dhe krustaceve kanë tërhequr vëmendjen e biologëve dhe studiuesve të ndryshëm të cilët po grumbullojnë materiale studimore për këtë fenomen jo të zakonshëm