Guantanamo i cili është një nga burgjet me siguri maksimale ku mbahen të dyshuarit për terrorizëm, ndodhet në bazën detare amerikane në ishullin e Kubës.
Avokati mbrojtës i 17 të burgosërve tha se numri ka arritur deri në 130 por administrata amerikane pohon se vetëm 100 janë në grevë.
Sipas një deklarate të policisë së burgut thuhet se grevistëve po u jepet ushqim në gjëndje fluidi, për të parandaluar humbjen e peshës trupore, ndërsa disa prej tyre ndodhen nën vëzhgim në një spital në bazën ushtarake në ishullin kubanez.
Në këtë burg famëkeq gjenden aktualisht 166 vetë, shumë prej të cilëve janë kapur më shumë se një dekadë më parë në operacione kundër terrorizmit.
Ky burg është kritikuar nga ndërkombëtarët për kushtet jo të mira ndaj të burgosurve dhe po ashtu me keqtrajtimet që bëhen në këtë burg shkelin shumë konventa ndërkombëtare që i mbron të drejtat e njeriut dhe të burgosurve.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)