Guardia di Finanza po zhvilloi një operacion në brigjet e Vlorës. Report Tv mëson se operacioni u zhvillua në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. Operacioni u ndjek nga ajri dhe nga deti.
Mjeti lundrues ka ardhur nga Greqia, por nuk dihet nëse ka qenë me lëndë narkotike. Mjeti lundrues është ndjekur me helikopter, pasi dyshohet se mjeti lundrues që ecte me shpejtësi të madhe, ka ikur drejt Malit të Zi.
Guardia di Finanza ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare.
Guardia di Finanza ka nisur ndjekjen me helikopter të gomones që kaloi nga brigjet e Vlorës. Dyshohet se gomonia ka kaluar nga Greqia drejt Malit të Zi.