Guardia di Finanzia: U mboll 8
herë më pak kanabis se në 2013

Guardia di Finanzia: U mboll 8<br />herë më pak kanabis se në 2013
TIRANE- Kultivimi i drogës në Shqipëri ka pësuar një ulje prej 8 herë po të krahasohet kjo me periudhën e kultivimit të drogës në vitin 2013. Ky konkluzion ka dalë nga një raport i pavarur i specialistëve të Guardia di Finanzia, të cilët nga fotografimi ajror, të kryer në Shqipërisë kanë zbuluar se në vitin 2015 sipërfaqja e mbjellë më drogë është 44 hektarë, ndërkohë që për vitin 2013 Guardia Di Finanzia, në raportin e saj, ka të evidentuara se sipërfaqja me drogë në Shqipëri ishte diku tek 323 hektarë tokë të mbjellë me kanabis stativa.

Të përkthyera ndryshe këto statistika, tregojnë një ulje prej 8 herë të sipërfaqes së tokës së mbjellë me drogë në Shqipëri. Fotografimi i fundit i bërë territorit Shqiptar, ka treguar se fshati Lazarat, epiqendra më e madhe në Europë e kultivimit të kanabis stativës rezulton të mos ketë të mbjellë asnjë parcel me drogë në vitin 2015. Kjo vjen si rezultat i ndërhyrjeve bindëse të Policisë së Shtetit gjatë viteve 2014 dhe 2015. Në këtë periudhë kohe, Lazarati ka dalë përfundimisht nga harta e kultivimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që harta e kultivuesve është hapur në zona të tjera të vendit, si Dukagjini, Kruja dhe disa zona të Vlorës.

harta e droges

harta e droges

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump