Guardiola i sigurt: Milani na shënon gol sonte në mbrëmje!

Guardiola i sigurt: Milani na shënon gol sonte në mbrëmje!
Ndonëse ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi në barazim pa gola, trajneri i katalanasve është i sigurt se kuqezinjtë do të shënojnë në Spanjë, pasi janë më të zotë të luajnë në kundërsulm. “Është një ndeshje e rëndësisë së veçantë, pasi duam që të mbijetojmë në këtë turne. Do të na duhet të fitojmë medoemos, por edhe të jemi të kujdesshëm ndaj Milanit, që është në gjendje të të shënojë në çdo moment”.

“Milani është një skuadër italiane, mund të mbrojë me 8 lojtarë. Por unë besoj se do të na e bëjnë një gol. Për këtë arsye, gjatë javës kam punuar për aksionet pranë zonës së rreptësisë për të patur sa më shumë alternativa. Jemi të ndërgjegjshëm që Milani është një skuadër që mund të na dërgojë në shtëpi, është një skuadër që mbron dhe niset në kundërsulm shumë shpejt, janë më të mirë se ne në këtë lloj loje”, tha ai.

Trajneri i katalanasve ka bërë një batutë rreth pyetjes që iu bë për Mesin. “Mesi nuk shënon kundër italianëve? Ju italianët jeni shumë të zotë. Por nëse vazhdon të thuash se nuk shënon mund të ketë surpriza! Ibra? Duhet të mundohemi ta mbajmë sa më larg portës tonë”, ishin fjalët e Guardiolës.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit

‘Yjet nën yje’, koncert elektrizues në Shkodër, ngjiten në skenë emra të mëdhenj të muzikës e humorit