Guardiola nuk e do Milanin në çerekfinale, por në sfidën e fundit

Guardiola nuk e do Milanin në çerekfinale, por në sfidën e fundit
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u ka thënë mediave në Spanjë se nuk e dëshiron skuadrën e Milanit në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto dy skuadra ishin në të njëjtin grup gjatë fazës së parë ndërsa Barca ishte më e suksesshme duke barazuar në shtëpi por ka fituar në Milano.

“Mendoj se Milani është një ndër klubet më të mëdha të Evropë. Ne kemi luajtur dy herë me ata gjatë këtij sezoni, dhe nuk do të doja që të takohemi sërish në çerekfinale por nëse shkojmë deri në finale atëherë kuptohet që jemi dy skuadrat më të forta”, ka thënë Guardiola. Shorti për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të hidhet këtë të premte.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)