Guardiola për Mbappe: Nuk do të vijë tek City, të gjithë e dimë ku dëshiron të shkojë

Guardiola për Mbappe: Nuk do të vijë tek City, të gjithë e dimë ku dëshiron të shkojë

Guardiola, Mbappe

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përjashtuar klubin e tij nga gara për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.

Mbappe bëri bujë në fillimin e afatit kalimtar të verës, kur i tregoi PSG-së se nuk do të aktivizojë opsion për të luajtur me këtë klub në sezonin 2024-25, duke kërkuar të largohej pa pagesë në verën e vitit 2024.

Mbappe ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shkojë askund këtë verë, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet se PSG do të shtyjë që ai të largohet për të përfituar nga shitja e tij.

Teksa foli për francezin Guardiola, duke thënë se ekipi i tij nuk do të jetë në garë.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Kylian Mbappe, ai nuk do t’i bashkohet Man Cityt të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë”, ka thënë Guardiola duke nënkuptuar Real Madridin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person

FOTO/ Protesta e dhunshme e Rithemelimit para godinës së Bashkisë Tiranë, policia arreston një person