Guatamalë,zjarr në shtëpinë e
fëmijës, humbin jetën 21 vajza

Guatamalë,zjarr në shtëpinë e<br />fëmijës, humbin jetën 21 vajza
GUATEMALE-21 vajzat adoleshente kanë humbur jetën pas një zjarri në një shtëpi fëmijësh në qytetin e San Jose Pinula.
 
Sipas deklaratës së policisë vendase, rreth 25 persona të tjerë janë plagosur nga flakët në shtëpinë e fëmijës  "Virgen de Asuncion", e cila ndodhet rreth 25 kilometra larg kryeqytetit të vendit, Guatemala City.
 
"Të paktën 25 njerëz u plagosën dhe u transferuan në spitale dhe ne kemi konfirmuar 21 trupa, të gjithë rreth moshës 14 dhe 17", është shprehur për median lokale Oscar Franco, një zëdhënës për zjarrfikësit vullnetarë.
 
Ditën e martë poicia ndërhyri pasi një protestë shpërtheu në institucion dhe largoi nga streha rreth 60 fëmijë të cilët dyshoheshin se ishin keqtrajtuar apo abuzuar seksualisht.
 
Ndërkohë autoritetet dyshojnë se zjarri mund të jetë nisur nga banorët e zonës.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike