‘Gudia’ kulturore/ ‘Nata e dymbëdhjetë’ nga Shekspir në ‘Metropol’, Cirku me shfaqje te qendra ‘Kristal’! Në mbrëmje çelet Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit ‘Apollon’

“Nata e dymbëdhjetë” nga Uilliam Shekspir është shfaqja që vjen para publikut në skenën e Teatrit “Metropol” në Tiranë mbrëmjen e 9 dhe 10 nëntorit në orën 19:00 me regji nga Justin Anderson.

Ngjarjet e kësaj komedie, cilësuar nga pjesa më e madhe e studiuesve si më e mira e Shekspirit, ndodhin në Ilirinë e kohërave të hershme, Shqipëria e sotme, dhe besohet se ai e shkroi rreth vitit 1601.

Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit “Apollon” çelet mbrëmjen e kësaj të diele, më 10 nëntor në orën 18:00 në teatrin “Bylis” në Fier. Për tetë ditë, ky festival do të sjellë në Fier emrat më të shquar të artit skenik mbarëkombëtar, disa nga shfaqjet më të bukura teatrore të vitit, produksione shqiptare dhe jo vetëm, të cilat do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga emra të shquar të artit skenik shqiptar.

“Shakespirit” titullohet shfaqja artistike e Cirkut Kombëtar, që do të vijë për publikun më 10 nëntor në orën 11:00-13:00 në mjediset e qendrës “Kristal” në Tiranë.

“Fausti” është shfaqja që po vijon të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Ajo do të vijë për publikun edhe mbrëmjen e kësaj të shtune dhe të dielën, pra, në 9 dhe 10 nëntor, në orën 19:00.

“Terezitje” është shfaqja që do të vendoset në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës mbrëmjen e 10 dhe 11 nëntorit në orën 19:00. Shfaqja, një kërkim artistik në zhanrin e dans-teatrit e cila e gjen frymëzimin nga vepra “Gjuetari i Balonave” e autorit Khaled Hosseini vjen nën interpretimin e trupës së teatrit Andon Zako Cajupi të Korçës, në kuadër të festivalit “Hapat”.

“One minute monologue” është aktiviteti që do të mbahet nga 10 nëntori deri më 14 nëntor në orën 19:00, te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë.

Aktiviteti është një mundësi për aktorët nga vendet e Ballkanit, për të paraqitur artin e tyre drejtpërdrejt para Drejtorëve të Casting-ut të Shoqatës Ndërkombëtare të Drejtorëve të Casting-ut (ICDA) dhe Spotlight.

“Shekspiri zbret në Vlorë” është festivali ndërkombëtar teatror që do të zhvillohet në qytetin bregdetar prej 9-13 nëntor, çdo mbrëmjen në orën 18:00. Festivali do të sjellë shfaqje bazuar mbi krijimtarinë e dramaturgut të shquar britanik Uilliam Shekspir dhe do të çelet me shfaqjen teatrore “Masë për Masë” me regji të Altin Bashës, për të vijuar më 10 nëntor me pjesën “Dashuri shekspiriane” të Fakultetit të Artit Skenik të Universitetit të Arteve të Tiranës.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur