'Ciceron'/ Shfaqja ‘We will rock you’ në teatrin ‘Astrit Sula’, vijon të jetë e hapur ekspozita ‘Përherësi’ nga Naxhi Bakalli

“We will rock you” titullohet muzikali dhe shfaqja e teatrit te Teatri “Astrit Sula” pranë Kodrës së Diellit në Tiranë, që do të mbahet më 9, 10 dhe 11 dhjetor, duke filluar në orën 19:30 me një koktejl mirëseardhjeje e për të vijuar në orën 20:00 me fillimin e shfaqjes. “We will rock you” është një musical që bashkon fuqinë e rock-ut legjendar të “Queen” përshtatur në shqip nga Linda Kazani dhe regji nga Ina Morinaj.

Vijon e hapur ekspozita “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space” në Tiranë.  Kjo ekspozitë prezantohet në kuadër të programit TIRANA ART ËEEKEND ‘24.”

Ekspozita imersive “Realizmi Socialist vijon të jetë e hapur ” te “Galeria e Arteve Digjitale” në Korçë.

“Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” me pjesëmarrjen e 75 artistëve dhe me kurator Mikel Temo vijon të jetë e çelur në Galerinë e Arteve në Shkodër.

Ekspozita “Përherësi” nga Naxhi Bakalli vijon të jetë e hapur te Qendra për Hapje dhe Dialog- COD në Kryeministri.

Ekspozita “TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge vijon të jetë e hapur te “Gallery 70” në Tiranë.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës