Guida’ kulturore/ 'Agensa e Zotit' shfaqja tek Universitet të Arteve!  'Krimi është vetëm i imi' në teatrin e Durrësit

Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1- “Përrallëtarët” është libri me autor Ardian Vehbiun dhe botuar nga shtëpia botuese dhe studioja letrare "Naimi", i cili promovohet paraditen e kësaj të mërkure, më 6 nëntor, ora 11:00 në Akademinë e Shkencave.

Libri është konceptuar si një ese me shumë pjesë që trajton çështje të popullarizimit të albanologjisë dhe të folklorit albanologjik.

2- “Agensa e Zotit” është shfaqja që do të ngjitet në sallën e Universitet të Arteve në orën 19:00 në 5, 6 dhe 7 nëntor. “Agnesa e Zotit” është një dramë e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier, i cili tregon historinë e një murgeshe të re (Laura Nezha) që lind një fëmijë në manastir, por nuk beson se ka lindur dhe këmbëngul se foshnja erdhi si rezultat i një konceptimi të virgjër. Motër Agnesa, përmes një koreografie emocionale, paraqet një shpirt të bukur, por të munduar, edukimi abuziv i së cilës ka ndikuar në aftësinë e saj për të menduar racionalisht

3- “Krimi është vetëm i imi” është shfaqja që do të ngjitet në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës në datat 6 dhe 7 nëntor, në orën 19:00.

4 -“Tosca” është opera që vjen premierë në skenën e TKOB në 6, 7, 8 dhe 10 nëntor në orën 19:00.  Kjo histori e jashtëzakonshme, ndër notat magjike të Puçinit, rikthen pas 13 vitesh mungesë në skenën e TKOB-së tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu, krah së cilit do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore , Krassimira Stoyanova, ndërsa në rolin antagonist vjen baritoni Carlos Almaguer

5-  “Zërat e kulturës” – “Muzika” titullohet takimi që do të mbahet në orën 10:00 paradite në 6 nëntor në sallën e koncerteve në TKOB.

Në këtë takim do të bashkohen artistë dhe profesionistë të skenës muzikore për të diskutuar vështirësitë aktuale, si dhe për të identifikuar rrugë të reja për bashkëpunime vendase dhe ndërkombëtare në sektorin e muzikës.

6 - “UfM Creative Economy Conference” është konferenca që po mbahet në Tiranë që nga 4 nëntori e do të vijojë edhe në 5 dhe 6 nëntor në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë, në orën 17:00-18:00.

Konferenca është e fokusuar në industritë kreative dhe shënon një hap përpara drejt vitit të ardhshëm, kur Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja