“Rrënjë” titullohet drama që do të vihet në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë në 30 tetor në orën 18:00. “Rrënjë” ju fton të eksploroni thellësitë e ekzistencës dhe kuptimit të jetës, ndërkohë që hyrja për publikun është falas.
“Horoskopi Babilonas” është shfaqja që do të vijë në skenën e Teatrit “Skampa” në Elbasan në 30, 31 tetor dhe 1,2 dhe 3 nëntor në orën 18:00.
Një komedi brilante shkruar nga Vangjel Kozma, me situta komike, të cilat e vendosin aktorin dhe spektatorin, përballë realitetit tonë të përditshëm, shfaqja vjen me regji të Spiro Dunit.
“Po ti, kush je?” titullohet libri me 70 poezi i autorit Gazmend Krasniqin, i cili promovohet në 30 tetor në orën 19:00 në qendrën “Berk”.
Konkursit Ndërkombëtar i Interpretuesve “Ymer Skënderi” zhvillohet për të parën herë në Universitetin e Arteve nga 28 tetor- 1 dhjetor, nga ora 8:00-18:00.
Ky konkurs ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj studentë pranë UART dhe nga të gjitha shkollat e ngjashme në botë, si dhe promovimin e Universitetit të Arteve në arenën mbarëkombëtare dhe më gjerë. Edicioni i I-rë nuk ka pagesë për regjistrimin dhe pjesëmarrjen.
Si ndërtohet një institucion i pavarur kulturor? Për të folur mbi këtë temë dhe për të ndarë përvojnë e fondacionit “Lumbardhi”, më 30 tetor në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave mbahet një leksion organizuar nga Qendra e Studimit të Arteve, ku bashkëbisedojnë Ares Shporta dhe studiuesja Jonida Gashi.
“Teatri Legjislativ” është quajtur dëgjesa publike e një natyre të veçantë, që do të mbahet mesditën e 30 tetorit, në orën 12:00 në Bibliotekën e Lushnjës.
Aktiviteti vjen si bashkëpunim mes organizatës Tek Bunkeri në Tiranë dhe Bashkisë së Lushnjës, në kuadër të projektit “Art për Demokraci” dhe do të organizohet si një forum për të ngritur propozime nga vetë banorët mbi Planin Buxhetor për vitin 2025.
“Një jetë me policinë e shtetit” titullohet libri që prezantohet në Biblioteka Publike “Marin Barleti” në Shkodër në 30 tetor në orën 11:00.