‘Guida’ kulturore/ Koncert te ‘Artet’ në Javën Kulturore Austriake, shfaqja ‘Doktor Gjilpëra’ në ‘Metropol’! Prezantohet libri ‘Zgjerimi’ i Robert Menasse

“Zgjerimi”, libri i autorit të njohur Robert Menasse do të prezantohet pasditen e 26 tetorit në orën 17:00 në mjediset e “Europe House” në Tiranë. Ky roman satirik eksploron tema të tilla si politika, Bashkimi Evropian, rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe shumë të tjera. Prezantimi i librit do të bëhet edhe më 27 tetor në orën 17:00 tek ARKA në Shkodër.

Java Kulturore Austriake do të vijë mbrëmjen e 26 tetorit në orën 19:00 me një koncert në sallën e koncerteve të Universitetit të Arteve.

Koncerti nga Zamir Kabo dhe Philipp Scheucher është pjesë e festivalit “Pianodrom” dhe do të sjellë për publikun pjesë nga Sergey Rachmaninov.

“Doktor Gjilpëra” është shfaqja që do të vijë për publikun këtë fundjavë në orën 20:00 në teatrin “Metropol” në Tiranë.  Me regji nga Klodian Çelmeta shfaqja është pjesë e festivalit “Metrofest”.

“Dashnori” është shfaqja teatrore që vjen në sallën e kinema Agimit, mbrëmjen e 25, 26 dhe 27 tetorit në orën 20.00. Me regji nga Irvin Muçaj, shfaqja do të vijë e shoqëruar me muzikë live nga Rael Hoxha.

Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “Ditët e Mios” mbahet gjatë gjithë fundjavës në Korçë. Ky është një nga aktivitetet më të spikatura që revokojnë jo vetëm traditën e arteve figurative por krijojnë edhe ura bashkëpunimi dhe komunikimi midis artistëve nga e gjithë bota. 25 piktorë nga Polonia, Ukraina, Rumania, Maqedonia e Veriut, Greqia, Islanda, Korea e Jugut, Kina, Mali i Zi, Turqia, Kosova, Serbia, Bullgaria dhe Shqipëria bëhen bashkë tek shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio në aktivitetin që do të vijojë gjatë gjithë ditës deri në 27 tetor.

“Shhhht... Mbaje sekret!” titullohet shfaqja për fëmijë që do të vijë në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë paraditen e 26 dhe 27 tetorit, në orën 10:30 dhe 11:30. Me regji nga Klaudia Mikeli Hila shfaqja trajton temën e miqësisë dhe ruajtjes së sekretit.

“Ëndërr apo e vërtetë titullohet shfaqja për fëmijë, që do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan në 26 dhe 27 tetor në orën 11:00.

Në qendër të shfaqjes është Beni, i cili po përpiqej të shkruante historinë që i duhej për në shkollë, por duke u munduar për të gjetur ide, ai dorëzohet, lodhet dhe e zë gjumi. Papritur, kur zgjohet e gjen veten pa kuptuar në një pyll të errët ku takohet me Magjistaren e Natës. Këtu fillojnë surprizat dhe plot ngjarje të çuditshme për të.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja