“Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik” është dokumentari historik, që do të vijë premierë ditën e martë më 5 nëntor në orën 17:00 në Kinema Millenium në Tiranë. Ky dokumentar është zhvilluar mbi premisat e kontributit albanologjik dhe të rejat e zbuluara prej prof. Luçia Nadin. Dokumentari dhe aktiviteti organizohet nga qendra “Shqipëria europiane”.
Një takim për përkthimin e librave në italisht të Virgjil Muçit do të mbahet këtë të martë më 5 nëntor, në orën 18:30 në “Institutin Italian të Kulturës” në Tiranë. Takimi do të ketë si protagonist një prej autorëve më përfaqësues të panoramës letrare aktuale shqiptare dhe synon të udhëheqë publikun në një ekskursus interesant dhe magjepsës në histori që kujtojnë periudha vendimtare, të cilat kanë shënuar historinë e Shqipërisë.
“Profiles” titullohet ekspozita nga Satellite Zones që do të çelet te Qendra e Artit “Agimi” në Tiranë këtë të hënë, më 4 nëntor në orën 18:00. Ekspozita sjell krijimtarinë e një grupi artistësh të rinj dhe në zhvillim.
“The Urgent (artist) Open Studio” është ekspozita që vijon të qëndrojë e çelur në “Bulevard Art Media Institute” në Tiranë.
Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri në 25 nëntor prezanton punën e gjashtë artistëve në zhvillim. Punimet e tyre janë zhvilluar prej disa muajsh si pjesë e Studios së Hapur Urgjente (artistë) dhe tashmë po hyjnë në dialog me publikun.
“Kush do të kujdeset për mua” është shfaqja teatrore që vjen në 4, 5 dhe 6 nëntor në orën 19:00 në teatrin “Metropol” në Tiranë. “Kush do të kujdeset për mua” është një dramë që eksploron temën e humanitetit në situata të tmerrshme dhe të pasigurta.
Galeria “Kalo” feston 10-vjetorin e krijimt të saj këtë të martë, më 5 nëntor, në orën 18:00, duke prezantuar disa prej punëve më përfaqësuese të koleksionit të saj të artistëve të njohur shqiptarë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Dafina Zeqiri koncert në Shkodër! Baleti “Arrëthyesi” vjen në TKOB
28 Dhjetor 2024, 10:18
-
Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër
27 Dhjetor 2024, 14:37
-
Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'
26 Dhjetor 2024, 11:02
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Arrëthyesi’, baleti emblematik i Krishtlindjes te Opera, dy shfaqje teatrore
25 Dhjetor 2024, 09:59
-
Aktivitetet e kulturës/ Ekspozita ‘Një rrugëtim te arti hyjnor’ te Galeria e Artit, ‘Thrift Fest’ te Pazari i Ri në Tiranë më 24 -25 dhjetor
24 Dhjetor 2024, 11:05
-
Art, kulturë dhe spektakël/ Krishtlindjet në Oborrin Shkodran! "Grinchmas" në sheshin “Skënderbej” sjell muzikën më të mirë elektronike
23 Dhjetor 2024, 12:39
-
Aktivitetet e kulturës/ Shfaqja ‘Kurrë njëherë tjetër’ në teatrin ‘Metropol’, vijon koncerti ‘Global Dance Christmas Show’ tek ‘Petro Marko’
21 Dhjetor 2024, 15:48
-
Aktivitetet e kulturës/ Koncert jazz te ‘Artet’, ekspozita ‘Rilindja Italiane’ në Korçë! ‘Tingujt e shpirtit’ nga pianisti Kosti Deti
20 Dhjetor 2024, 08:38
-
Aktivitetet kulturore/ Reflektim për veprën e Kadaresë! Puka ju fton në panairin 'Fest 2024'
19 Dhjetor 2024, 14:24
-
Aktivitetet kulturore/ Drama ‘Nepërkat’ në Teatrit Metropol, shfaqja ‘Fausti’ vjen tek ArTurbina! Çelet nesër ekspozita ‘Balona’
18 Dhjetor 2024, 12:03
-
Aktivitete kulturore sot/ ‘Tingujt e Adriatikut’, edicioni i 37-të i Festivalit të Fëmijëve në Durrës! Vijon ekspozita ‘TRASHëgimi’ në Tiranë
17 Dhjetor 2024, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Prezantohet projekti Manifesto Great Wave, tre ekspozita në Tiranë e Shkodër
16 Dhjetor 2024, 09:41