“Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë” vijnë në një ekspozitë të veçantë në Qendrën për Hapje dhe Dialog-COD pranë Kryeministrisë. 44 488 faqe, ku përfshihen romane të pabotuara, poezi dhe skica, që përshkruajnë një jetë krijimi që në moshën 11-vjeçare dhe deri në fund të jetës, do të jenë të ekspozuara për publikun.
“Shtypësit e Mureve” titullohet performanca nga Klod Dedja & Ëas Bleibt Kollektiv, që do të mbahet më 16 nëntor në orën 18:00 në Vaqarr. Ky aktivitet lidhet me hapjen e “Kooperativës së ARTIT”, një rezidencë arti në vendin tonë!
Me datë 16 nëntor në orën 12:00, në Kukës mbahet manifestimi, tashmë tradicional, “Në prehër të Gjallicës”. Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet edhe një konkurs poezie.
Cirku Kombëtar ka hapur thirrje për të gjithë krijuesit dhe regjisorët shqiptarë, të paraqesin të printuara pranë zyrës së protokollit sekretarisë së Cirkut Kombëtar propozimet e tyre Projekt – Ide për shfaqjen Gala me rastin e 65-vjetorit të Cirkut. Thirrjet janë hapur më 14 nëntor dhe mund të dërgohen deri më 12 dhjetor.
“Festivali i filmit 48 orë” vijon të presë kineastë të rinj, duke iu krjuar mundësinë të shprehen dhe të krijojnë filma për vetëm 48 orë. Filmat e krijuar do të shfaqen më 22 nëntor në orën 19:00 në Qendrën Arena në Tiranë. ”48 Hour Film Project” është një fenomen kulturor botëror dhe një institucion internacional, që organizohet në 81 qytete të botës me një sukses të jashtëzakonshëm.
“Koncerti” titullohet shfaqja teatrore që vjen në Teatrin Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” mbrëmjen 15, 16 dhe 17 nëntorit në orën 20:00. Shfaqja, sipas romanit “Një engjëll veshë me frak” i autorit Stefan Çapaliku vjen me regji dhe dramatizim të Giacomo Pedini.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aktivitetet kulturore/ Nis sot magjia e Karnavaleve të Shkodrës! 'Little Miss Sunshine' film 'Tek Bunkeri'
17 Shkurt, 12:25
-
Aktivitetet kulturore/ 'Thriftfest' tek Pazarin e Ri në Tiranë, koncerti muzikal 'Aladini' tek 'Teatri i Kukullave'
15 Shkurt, 12:30
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Tavolinë për dy’ kushtuar Shën Valentin në ‘Destil Creative Hub’! ‘7 minuta’ shfaqet te ‘ArTurbina’
14 Shkurt, 12:49
-
Aktivitetet kulturore/ 'Muri i dashurisë’ për Shën Valentin te Pazari i Ri! 'Lezetet e mëkatit bashkëshortor', shfaqje te teatri ‘Kujtim Spahivogli’
13 Shkurt, 11:05
-
Aktivitetet kulturore/ ‘7 minuta’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! 'Muzeu i pafajësisë', diskutim te Klubi i Librit 'Ivanaj'
12 Shkurt, 12:17
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ vijon te TKOB! 34-vjetori i Shoqatës ‘Durrësi Autokton’, mbrëmje artistike te qendra kulturore ‘Aleksandër Moisiu’
11 Shkurt, 12:02
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Përkthimi është gjuha e Evropës’, aktivitet te biblioteka e Kryeministrisë! Filmi ‘Chinatown’, Tek Bunkeri, Tiranë
10 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Aida’ në TKOB, ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’ tek ArTurbina
8 Shkurt, 11:47
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Kartolinë për 65-vjetorin e Cirkut Kombëtar’, në Tiranë, ekspozita ‘Horizonte të ndotura’, tek Qendra Kulturore Tulla
7 Shkurt, 11:03
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Histori vjeshte’, shfaqje tek teatri 'Kujtim Spahivogli'! ‘Manifesto Vala e madhe’ te galeri ‘Zeta’
6 Shkurt, 11:37
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Pazari i Vjetër i Tiranës: Në zgrip të së vërtetës’, te librari ‘Valentini! ‘Në Parajsën Socialiste’, film dokumentar te AQSHF
5 Shkurt, 13:14
-
Aktivitetet kulturore/ Shfaqja ‘Histori vjeshte’ tek Eksperimentali, vijon e çelur ekspozita ‘Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë’
4 Shkurt, 11:30