Guida kulturore/ 'Anonimi i Venedikut' tek ArTurbina, Promovohet libri i Kamala Harris, 'Të vërteta që mbartim'

Në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1 “Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë” është Konferenca Shkencore e Institutit për Studimin e Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit, që do të mbahet më 13 dhe 14 nëntor në “Xheko Imperial” në Tiranë në orën 10:00 paradite.

Gjatë konferencës do të mbahet një ligjëratë nga Dr.Thomas Kunze nën titullin “Kulti i individit në shekullin XX”.

Dr. Kunze do të referojë edhe pjesë nga libri i tij dhe Thomas Vogel “Oh ti, i dashur udhëheqës! Kulti i individit në shekujt XX dhe XXI”, i cili shqyrton mënyrën se si kultet e individit lindin, zhvillohen dhe përshtaten në kultura të ndryshme.

Libri po ashtu analizon mënyrat se si udhëheqës të ndryshëm, që nga diktatorë si Hitleri, Stalini dhe Maoja, deri te figura moderne si Kim Jong-un, Fidel Castro apo Hugo Chavez, përdorin kultin e individit për të manipuluar opinionin publik dhe për të ruajtur pushtetin politik.

2 “Dance is not for us”, një shfaqje kërcimi kontemporan nga Omar Raje do të vijë në skenën e ArTurbinës mbrëmjen e kësaj të martë, më 12 nëntor, në orën 19:00.

3  “Gjithë jeta që mbetet” është libri i autores Roberta Reçhia, që promovohet këtë të mërkurën, më 13 nëntor në orën 17:00 te “Europe House’ në Tiranë. I pranishëm do të jetë përkthyesi i librit, Agim Doksani.

4 Një aktiviteti edukativ mbi rëndësinë e xhubletës dhe prezantimi i koleksionit “E ka kush e ka-Xhubleta” do të mbahet më 13 nëntor në orën 10:00 në shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë.

5 “Anonimi i Venedikut” është pjesa teatrore që po vijon të shfaqet për publikun në Teatrin Kombëtar pranë ArTurbinës e që do të vijë edhe mbrëmjen e 13 nëntorit në orën 19:00. Shfaqja me regji të Hervin Çulit ngjit në skenë këtë të fundit dhe Adelina Muçën.

6 “Pushteti, e drejta, liria” titullohet forumi që do të mbahet këtë të martë, më 12 nëntor në orën 11:00 në hotel “Plaza” mbi botimin në shqip të librit të Kamala Harris, “Të vërteta që mbartim”.

Në panel do të diskutojnë Artan Hoxha, Olsi Lelaj, Ervis Iljazaj me pjesëmarrjen e veçantë të Linda Ramës.

7 “Fatmir Haxhiu, piktori i historisë” titullohet monografia që do të promovohet këtë të mërkurë më 13 nëntor në orën 18:00 në sallën “Jeronim de Rada” në hotel “Plaza”. Monografia ka si autore studiuesen Suzana Varvarica Kuka.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen