‘Guinness Albania’, më 7 qershor synohet rekordi i pedaluesve në Tiranë! Mbahet edhe maratona e ‘Mirënjohjes’

Më 7 qershor përfaqësues të ‘Guinness ëorld Records’ do jenë të Tiranë, pasi synohet të vendoset rekordi i ri i mbi 4 mijë personave që pedalojnë njëkohësisht me biçikleta. Një organizim që synimin kryesor nuk ka vetëm vendosjen e rekordit, por edhe shfaqjen e solidaritetit, dashurisë për natyrën, sportin dhe komunikimin njerëzor.

“Në datën 3 ne do kemi një maratonë në sheshin “Nënë Tereza” që do shërbejë si hapje oreksi për rekordin Guinness. Është i ftuar çdokush, çdo qytetar, çdo familje që në bluzën e tyre mund të vendosin fotografi, mesazhe mirënjohje që kanë për këdo që duan,”-tha Leonard Bombaj, organizator.

“Me datën 3 qershor është dita botërore e biçikletës dhe do organizohet edicioni i 4 i festivalit dhe panairit të biçikletave. Maratona e Mirënjohjes ka si qëllim që në të vlerësojmë, ne të ndiejmë më pozitiv dhe të falenderojmë këdo që kemi në shpirt e zemër dhe të bashkohemi për një qëllim të mirë siç është pedalimi drejt festivalit të biçikletave,”-u shpreh Iden Petraj, kryebashkiake e biçikletave.

Rekordi i mëparshëm në Shqipëri, i vendosur në 2017, ka qenë me pjesëmarrjen e 2017 pedaluesve të biçikletave.

“Janë 4200 fëmijë, prindër, qytetarë të gatshëm për tu bashkuar në këtë event të pazakontë. Në Sheshin Skënderbej ne do vendosim rekord botëror dhe në atë ditë, 7 qershor do ketë surpriza me DJ dhe festë,”-deklaroi Bombaj.

Ky organizim vjen me bashkëpunimin e bashkisë Tiranë, por edhe të ministrisë së Arsimit dhe Sporteve.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë

Mero Baze: 21 Janari si betejë e familjes Nika me drejtësinë