Gulf Albania prezanton Gulf Club
Taxi, karta që shpërblen taksistët

Gulf Albania prezanton Gulf Club<br />Taxi, karta që shpërblen taksistët
Një lajm i mirë për të gjithë taksistët është dhënë sot nga kompania e karburanteve Gulf Albania.

Prej ditës së nesërme në të gjithë shqipërinë taksistët e licensuar do të përfitojnë ulje të çmimit të naftës si dhe plot shërbime të tjera falë përdorimit të kartës Gulf Club Taxi. Kompania lider në tregtimin e naftës ka nënshkruar sot një marrëveshje me shoqatën e taksive në vend për përfitime dhe shpërblime të taksistëve në vend falë përdorimit të kartës Gulf Club Taxi.
 
Përfaqësuesi i Gulf Albania për shqipërinë Guram Gogeshvili tha se kjo kartë do të sjellë një shërbim të ri për taksistët.
 
Ndërkohë kretari i shoqatës së taksive për Shqipërinë Bilbil Cara u shpreh se kjo është një marrëveshje që do ti shërbejë të gjithë taksistëve për të lehtësuar kostot në punën e tyre.
  
Gulf Club Taxi është një kartë e veçantë klienti për drejtuesit e taksive. Pajisja me kartë është falas, dhe të gjithë taksistët do të përfitojnë ulje të menjëhershme në çmimin e karburantit dhe po ashtu kanë mundësinë të marrin karburant falas e shumë dhurata të tjera. 

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’