Guri për A1 Report: Do bashkëpunoj
me Veliajn, por s'dua post në bashki

Guri për A1 Report: Do bashkëpunoj<br />me Veliajn, por s'dua post në bashki
Sazan Guri, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës, në një intervistë në studion e lajmeve të A1 Report tha se do të bashkëpunojë me kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Guri tha se nuk e do të punojë në Bashkinë e Tiranës sepse synimet e tij janë ose të drejtojë bashkinë e kryeqytetit ose atë të Beratit (qytetit të tij të lindjes)

“Bashkëpunimi nuk është vetëm kur mer një rrogë 800 mijë lekëshe në bashki. Por bashkëpunimi është qëndrim kritik ndaj një çështje.  Ata që janë brenda institucionit aprovojnë gjithçka që drejtuesi thotë. Unë e refuzoj një post në bashki. Unë doja ose kryetar bashkie në Tiranë ose në qytetin tim të lindjes në Berat”, - tha Guri.

Teksa foli për programin e tij, Guri tha se ja kishte dhënë atë personalisht kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka thënë se do bashkëpunojë e do marë në konsideratë programin e tij.

Ai është një program me 101 çështje. E kthyem në një program të thjeshtë të cilin e kupton edhe gjyshja. Këtë ja kam dhuruar personalisht edhe kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës. Ai tha që do bashkëpunojmë siç thotë çdo kryetarë në ditën e parë të punës. Ai më tha që do e marrë në konsideratë”, - tha ai.
 
Ndërsa, pyetjes se kush mendon se e ka votuar programin e tij Sazan Guri tha se janë të gjithë ata që përfaqësojnë filozofinë e mbrojtjes së vlerave të qytetit.

“Ata që ishin të zhgënjyer nuk vajtën në votim. Mua më ka votuar pjesa që përfaqësoi filozofinë e mbrojtjes së vlerave të qytetit, ata që pëlqyen programin tim. Unë mora vota në bazë të programit. Të zhgënjyerit do të zhgënjehen përsëri. Mua më votuan ata që duan 0 m3 ndotje dhe ndërtime. Të gjitha forcat politike dolën fitimtare, asnjëri nuk humbi sepse asnjëri nga kandidatët nuk foli për humbje, por të gjithë për fitore. Unë fitova 4 mijë vota, fitova 4 mijë qytetarë që dashuruan filozofinë”, - tha më tej Sazan Guri.

Më tej ai tha se Aleanca Ekologjike Evropiane do të kthehet në një aleancë që mbron vlerat ekologjike, vlerat e njeriut të vendit tonë dhe sot është dita e parë e fillimit të punës nga kjo lëvizje.

“Aleanca Ekologjike Evropiane do të kthehet në një aleancë që mbron vlerat ekologjike, vlerat e njeriut të vendit tonë. Sot është dita e parë e fillimit të kësaj lëvizje. Do të përhapet në të gjithë shqipërinë. Do jenë pjesë edhe deputetë., por unë nuk do jem pjesë e deputetllëkut sepse unë do pregatitem për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme për kryetarë bashkie të Tiranës ose të Beratit”, - tha ai.

Në lidhje me ngjarjen e Lazaratit, ku nga të shtënat e armëve në këtë fshat mbeti i vdekur një efektiv i forcave RENEA dhe u plagosën 2 të tjerë, Guri tha se Lazarati është një vendi i përshatshëm , i cili favorizon kultivimin e rreth 500 lloje të bimëve medicinave.  

Nga një vend që i ka dhënën në vendit mund të bëhet një vend ku të mbillen 500 bimë medicinave dhe me to mund të fitohet shumë. Sepse janë bimë që terreni aty i favorizon shumë. Por edhe turizmi është shumë i favorizuar për tu zhvilluar aty”, - tha Guri në përfundim të bisedës së tij.

Nga numërimi i votave të kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, rezultoi se Sazan Guri si kandidat i pavarur, por  nën logon e partisë së tij (Partia e Gjelbër), arriti të siguronte 3316 vota.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona

Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona