Guroret, Klosi: Në sitë të gjitha
lejet mjedisore/ Afati i fundit

Guroret, Klosi: Në sitë të gjitha<br />lejet mjedisore/ Afati i fundit<br>
Ne prezantimin e aksionit kombëtar për pastrimin e mjedisit, ministri Blendi Klosi deklaron se deri në fund të muajit mars të gjitha lejet mjedisore do të kalojnë në sitë, ndërsa ka marrë dy shembuj, malin e Krujës dhe atë të Tomorit për guroret.

“1 mijë licenca gurore kudo në Shqipëri. Në malin e Krujës 23 leje mjedisore, të gjitha kanë shkelje. Një ministër i përgjegjshëm duhet t’i mbyllte që sot.

Do u lëmë kohë deri në fund të janarit, po ashtu edhe në malin e Tomorit janë 12 leje. Gjithçka ka ndodhur vetëm me një vendim qeverie, ne do të punojmë që brenda 31 marsit të kalojnë në sitë dhe të mos kenë impakt të qytetarët” deklaroi ai.

Ministria e Mjedisit në mandatin e parë të qeverisë Rama u drejtua nga LSI. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari