Guroret ndotin ujin, banorët e Postribës në protestë: Të ndërhyjë shteti, ose e zgjidhim me kanun! Takojnë kryebashkiakun, Beci: Do kërkoj verifikimin e lejeve

Banoret e Postribës i janë rikthyer protestës kundër guroreve, që sipas tyre kanë ndotur ujin e pijshëm. Ata takuan kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, teksa kërkuan që guroret të mbyllin aktivitetin ose në të kundërt do ta zgjidhin sipas Kanunit me vetëgjyqësi.

“Ne duam të hiqen guroret. Me tonelata dhera hidhen mbi burimin e ujit. Të bllokohet puna në gurore, e pastaj të riparohet ujësjellësi. Mos na detyroheni ti kthehemi kanunit se ka me u bë nami. Ne duam të jetojmë në tokën tonë, shteti të na ndihmojë se guroret na kanë shkatërruar jeten. Kanë dëmtuar uji, shiheni sa i ndotur është (tregojnë shishet), kanë dëmtuar kullotat e bagëtive”, thanë ata.

Kryebashkiaku Beci tha se ka një projekt për ujësjellësin e ri në fshatin Domen të Postribes dhe ky investim do të zgjidh problemin e ujit, ndërsa do të interesohet edhe për dokumentacionin e guroreve.

“Ne kemi gati një projekt për të përmirësuar cilësinë e ujit, por nëse është kështu si thoni ju që ndikojnë guroret, unë jam i gatshëm të verifikojmë, të flasim me qeverinë dhe institucionet qendrore sepse nuk e kemi dhënë ne lejen. Ne do mbështesim banorët në kërkesat e tyre”, tha Beci.

Prej 7 vitesh banorët e Postribës kanë protestuar vazhdimisht dhe kanë bërë padi në prokurori, por problemi I tyre nuk është zgjidhur.  

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 10/02/2024 20:43

    Prej PD e kanë dhuratë guroren këta "antikomunistët" e Postribës që dalin e protestojnë se u thotë ai që u ka dhënë lejen mjedisore....

    Përgjigju
  • Vermosh: 09/02/2024 22:13

    Po ne periudhen e Voltana Ademit e Bardh Spahis Shkodra ka ken rrumpall nuk kishe ku me anku se i vinte era Sali Berish e tesh duket se po ndryshojn do gjana me Becin.

    Përgjigju
  • Hotjani: 09/02/2024 20:22

    Tani u kujtuan këto banorët për Guroren! Ajo gurore ka ca vite që është ngritur! Ka qënë në krye të bashkisë Voltana,pastaj Bardhi dhe nuk u ankuan tani që kryetar është Beci këto u kujtuan të protestojnë,janë urdhërat e kriminelit Berish që të protestojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë