Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.
Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja.
Shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë po u shkatërrojnë shtëpitë dalë nga dalë.
Edhe pse janë ankuar disa herë nuk kanë gjetur zgjidhje dhe dje donin që ta zgjidhnin problemin si shqiptarçe. Duke u ulur në tavolinë me inxhinierin e gurores për ti thënë që të bënte shpërthime të kontrolluara.
“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë na kanë dëmtuar’ tregon Jashar Maja në një prononcim për Report TV.
Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja që janë dëmtuar
Të pyetur banorët janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara, kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.
“Thamë se u hap toka”- tregon një grua ndërsa na fton të hyjmë në shtëpi ku tregon dhe dëmet.
Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.
“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë s u trondit vendi u hap toka mendova se është tërmet por ishin mina!
"Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar u shkatërruan prapë!”- shprehet gruaja.
Pak kohe më parë banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë pasi gurorja po shkatërronte shtepitë e tyre.
Ndërkohe në një intervistë për Report TV, Lulzim Maja deklaroi se gurorja nuk kishte ndaluar së punuari as sot. Edhe Report TV solli pamje ku tregonin se shpërthimet vijonin.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
50.9%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy aksidente me vdekje, në Thumanë dhe aksin Tiranë-Durrës, në pranga 70-vjeçari dhe një i ri
18 Shkurt, 15:57
-
Durrës/ Vodhën naftë nga anija e sekuestruar, arrestohet 34 vjeçari! Me shokun i dhanë 10 mijë € ryshfet policit e zëvendësuan karburantin me ujë
18 Shkurt, 11:12
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Zyrtare/ Më pak se një muaj dhe asnjë fitore, Teuta shkarkon Bledar Devollin! Gjen menjëherë trajnerin e ri
18 Shkurt, 09:47
-
Krujë/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin 36-vjeçar në fshatin Thumanë
17 Shkurt, 20:45
-
Kishte probleme me pasurinë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon gjyqtarin e Durrësit, Izet Dushajn
17 Shkurt, 16:55
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Durrës/ Sherr për një manovër të gabuar në qarkullim, 49-vjeçari qëllon me çifte drejt makinës së të riut (EMRI)
17 Shkurt, 14:51
-
Shijak/ Vodhi para dhe pije alkoolike në një lokal, në pranga 29-vjeçari
17 Shkurt, 14:14
-
Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)
16 Shkurt, 10:14
-
Durrës/ Plagosën me sende të forta një person, arrestohet një nga autorët, në kërkim i vëllai
15 Shkurt, 14:22
-
Pamje me Dron/ Dalja nga Tirana drejt Durrësit e bllokuar, trafik i rënduar në autostradë
15 Shkurt, 11:58
A ka shtet.... O shtet a je ne zhum o tij....
PërgjigjuMos humbni kohe me protesta e ankesa,nuk ua var kush dhe kuptohet pse,as /shqiptarce/ mos u perpiqni,sepse te gjitha /sqarimet shqiptarce/perfundojne ose me plumb,ose me dru,si ne rastin konkret.Hidhini ne gjyq,hidhini ne gjyq per demet dhe per zhurmen,se dhe ajo eshte e demshme dhe e rrezikshme,hidhini ne gjyq Rrahjat,por dhe ata qe u kane dhene leje per shfrytezim guroreje e perdorim dinamiti kaq afer fshatit,hidhini ne gjyq jo vetem penal per rrahje e kercenim,por dhe gjyq civil per te gjitha demet ne shtepi e ato shpirterore per tronditjen qe ju sjellin e te paguajne cdo qindarke demshperblim,hidhini ne gjyq qe t'ju hiqni te drejten e shfrytezimit te gurores per te gjitha shkeljet qe kane bere! Por mblidhuni bashke e hidhini ne gjyq si fshat i tere,jo te vecuar se nuk keni shans te fitoni.
Përgjigju