Vrasësi i argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtares së bankës NBG Leonora Kaloci, ka jetuar prej 5 muaj me rradhë së bashku me një efektiv të policisë
së burgjeve. Dhoma gasionere ku ai banonte, ndodhej ngjitur me atë të policit të burgjeve i cili shërbente në burgun 313 që ndodhet në rrugën "Jordan Misja". Edhe pse shumë afër me të, efektivi i policisë që jetonte me familjen e tij, nuk kishte arritur të dallonte grabitësin e bankës, fytyra e të cilit ishte publikuar në faqet e gazetave dhe ekraneve të televizioneve. Ndërkohë që pronari i vilës, ku jetonte me qera serial vrasësi dhe grabitësi, tregon se para dy muajsh edhe atij i janë grabitur një sasi prej 100 mijë lekë të vjetra, dhe ka dyshime se autor I saj mund të jetë Viktor Gushi, edhe pse policia i ka pohuar në atë kohë se kishin arrestuar nje person tjetër. Hamza Kallavernaja me orgjinë nga Peshkopia tregon për gazetën "Shqiptarja.com" se 37 vjeçari nga Fieri në fillim të muajit nëntor 2011 e kishte telefonuar pasi kishte parë njoftimin për shtëpi me qera tek gazeta "Çelësi". Kallavernaja tregon se kohët e fundit Viktor Gushi, i është dukur si përdorues droge, pasi qëndronte shumë i stresuar dhe i trembur. Ai tregon se kanë qënë disa agjentë policie që e kanë marë nga lokali i basteve sportive dhe e kanë sjellë në shtëpi, ku dhe më pas e kanë arrestuar.
Si ju erdhi Viktor Gushi në banesë, nga ku ju mori me qera dhomën garsionere?
Ka qënë muaji Nëntor. Unë kam nxjerë një njoftim në gazetën "Çelësi" ku jepja me qera një dhomë gasionere.
Më ka marë në telefon dhe më ka pohuar se çfarë zone ndodhej objekte dhe se si mund të takoheshim. Ja kam sqaruar në telefon të gjithë rrugën dhe
kemi lënë një vend takimi. Pasi jemi takuar, e kam pare dhe dukej si një majmun I vogël, njeri një pëllëmbë ishte. Ka ardhur ka parë dhomën që do merte me qëra dhe aty më ka thënë se ishte dakort, që ta merte kundrejt shumës prej 100 mijë lekë të vjetra.
Prej sa muaj ka jetuar në këtë banesë dhe a fuste njerëz të tjerë në shtëpi?
Po bën gati 5 muaj. Gjatë kësaj kohe që ka qëndruar këtu unë e kam parë gjithmonë të vetëm. Ikte në mëngjes dhe në darkë kthehej. Nuk e di fare as se çfarë pune bënte, pasi smë interesonte të dija mbi jetën e tij. Por dhe unë kam qënë në punë dhe shumë rrallë shihesha me të. Vetëm kur më jepte lekët dhe kaq.
Po pagesën e qirasë si e paguante rregullisht apo me vonesa?
Në fillim kur ka ardhur e ka paguar rregullisht pastaj këto muajt e fundit ka pasur vonesa me 1 javë ose 2 javë. Fillimisht lekët ja jepte çunit ose gruas time, por që kur më ndodhi dhe mua një grabitje brenda në banesë, e kam takuar dhe i kam thënë që të mos më ngjiste më shkallët e shtëpisë, por kur të bënte pagesën të më merte mua në telefon dhe të dorëzonte lekët.
Sa lekë ju janë grabitur dhe dyshoni se ai është autor i kësaj grabitje?
Se di nëse mund ti ketë vjedhur ai, por me këto që po dëgjojmë tani dyshoj. Mua më janë grabitur 100 mijë lekë të vjetra. Para dy muaj kam qënë në spital se ashtu kisha një hall. Kam ardhur në shtëpi dhe e heq xhupin duke e le brenda në dhomë. Në xhepin e xhupit ishin 100 mije lekë të vjetra, libreza, karta e identitetit dhe gjërat personale. Kur shkoj e mar xhupin për ta veshur dhe fut dorën në xhepin e brendshëm, pashë që mungonin lekët. Për këtë ngjarje kam lajmëruar policinë, e cila pas disa kohosh më tha që kishte arrestuar një person. Që kur më ndodhi kjo i thashë Viktorit, të mos më vinte më tek shtëpia për të mi dhënë lekët, por të më merte në telefon dhe lekët të mi dorëzonte mua.
Në gjykimin tuaj çfarë tipi ishte, si sillej në bisedat që ju keni bërë?
Si fizik ishte i vogël, surrat majmuni kishte. Gjithë ditën vetëm rinte, as hynte njeri tek dhoma e tij. Vetëm ai qëndronte, dhe rinte tek kafja aty tek rruga kryesore, shikonte ndonjë ndeshje. Kohët e fundit shumë i stresuar dukej, më kishte krijuar mendimin se ishte ndonjë person që merte drogë. Ishte krejt i ndryshëm me këtë qeraxhiun tjetër që kam këtu, është polic qëndron me familjen.
Një polic ngjitur me grabitësin e bankave dhe ai bridhte kaq i lirë?
Po polic është, punon në burgun 313. Është njeri i mire banon me familjen e tij dhe s'kishte lidhje fare me të, pavarësisht se dhomat një mur i ndante.
Po ju kur erdhi policia ku ndodheshit në banesë apo në punë?
Jo, unë kam qenë në një kafe afër "Vizionin Plus" së bashku me vëllain tim. Më ka marë gruaja në telefon dhe më thotë që policia ka rrethuar
shtëpinë. Direkt më ka shkuar mendja tek dy qiraxhinjt. Kam thënë me vete do kenë bërë ndonjë gjë. Kam shkuar me shpejtësi, kur kam parë policët tek dhoma e garsioneres jam çliruar pastaj. Unë skam hyrë fare, ata kanë bërë të gjitha veprimet. Madje më kanë marë dhe çelësin e derës së dhomës dhe se hap dot tani.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com