Gusht vrastar në Kosovë! 298 persona të vdekur nga COVID-i në vetëm 31 ditë

Gusht vrastar në Kosovë! 298 persona të vdekur nga COVID-i në vetëm 31 ditë

Foto ilustruese

Gusht vrastar në Kosovë! Më shumë se gjysma e totalit 525 vdekjeve prej koronavirusit në Kosovë janë regjistruar muajin e gjashtë të përballjes me pandeminë. Vetëm në 31 ditët e muajit gusht 298 persona humbën betejën me virusin, duke paraqitur  një mesatare prej gati 10 vdekjesh në ditë.

Në muajin gusht Kosova, hyri me 8330 raste pozitive të konfirmuara, ndërsa  u mbyll me 13 mijë e 454 të infektuar e 525 viktima. Për vetëm 31 ditë të këtij muaji, në Kosovë janë regjistruar 5124 raste të reja pozitive me COVID-19, me mesatare prej 165 rastesh pozitive në ditë.

Komuna më e prekur mbetet Prishtina me më shumë se 4200 raste pozitive. Dita më e rëndë e muajit gusht për Kosovën ishte 6 gushti me 16 viktima. Sa i përket rasteve të reja dita më e rëndë ishte 3 gushti me 250 raste.

24 gushti shënoi distën me më pak raste pozitive, 99. Kjo ishte dita e vetme e këtij muaji me numër dyshifror të rasteve të reja. Data 28 gusht regjistroi numrin më të vogël të viktimave nga COVID-19, me një person të vdekur si pasojë e koronavirusit. Ajo e premte ishte dita me numrin më të vogël të viktimave në një muaj e gjysmë për Kosovën.

Përvec  shtimit të lartë të shifrave të vdekjes dhe rasteve pozitive, në Kosovë gjatë muajit gusht u shëruan 5017 persona, ndërsa numri total i të shëruarve ka arritur në 9595.

Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 356 persona të konfirmuar me COVID-19, prej tyre 120 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 236 të tjerë në spitalet rajonale në Kosovë. Për një muaj në Kosovë u kryen 14626 testime. Deri tani në Kosovë janë kryer 51135 testime, ndërsa në shtator  Kosova hyn me 3334 raste aktive me COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?