Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 147 raste të reja infeksioni dhe 8 viktima

Sipas Institutit Kombëtar të  Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 147 raste të reja të infeksionit Covid dhe 8 viktima.

Gjithashtu janë shëruar edhe 197 pacientë

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 13.601 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 533.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 76 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31441 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 713.

Bosnje Hercegovina ka raportuar se gjatë 24 orëve të kaluara në vend janë identifikuar të prekur nga Covid 270 persona dhe janë regjistruar 11 viktima nga infeksioni.

Sipas të dhënave të autoriteteve, totali i rasteve pozitive ka shkuar në 20 234 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 630

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë